“Aktorja e bukur, e aftë dhe me famë botërore, Julia Roberts, ka shpërndarë një foto në profilin e saj privat pa makiazh, ku ka shkruar: “Perfeksioni është një sëmundje e këtij shekulli. E mbulojmë fytyrën me dhjetëra kremëra, bëjmë botox dhe e privojnë veten nga thjeshtësia perfekte. Kërkojmë të rregullojmëgjërat e dukshme, ndërkohë që është shpirti ai që ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, jo fytyra. Ështëkoha për ne të reagojmë. Si mund të presësh që dikush të dojë, kur ti nuk e do veten tënde? Duhet të jesh i lumtur me veten tënde. Nuk ka rëndësi se si dukesh nga jashtë, por se si ndihesh përbrenda. Dua ta ndaj me të gjithë ju këtë foto pa makiazh, pasi jam e vetëdijshme që kam rrudha në fytyrë, ama dua që ju tëshihni përtej rrudhave. Dua ta pranoj veten për atë që jam dhe t’ju nxis që edhe ju ta doni veten për atë qëjeni”.
Realisht, nuk mund të pretendosh të të duan, kur nuk e do veten tënde. Dhe fakti që investon aq shumëpër ta pranuar veten, do të thotë që nuk e pëlqen mënyrën se si Zoti të ka krijuar. Nuk ka asgjë anormale ta mbash veten, kjo gjë tregon kulturë që jo shumë persona e kanë.
Ama kur ekzagjerohet apo ndërhyhet në diçka që nuk përbën problem në paraqitje, thjesht sepse dëshiron ta shohësh më të fryrë (si psh buzët), aty tregon se nuk e do veten. Në kushte të tilla, është e kotë tëpretendosh të të duan. Të tjerët do të dashurohen me rezultatin, jo me atë që ti je realisht. Dhe kur të kesh sërish nevojë për botoks, të tjerët nuk do të thonë të mos e bësh, por do të nxisin ta bësh sërish pasi do tëmësohen me një imazh tëndin që realisht është rezultat i duarve të një kirurgu.