Analiza

E panjohura kineze, mes Rusisë dhe Perëndimit

SHBA nuk do të kenë asnjëherë në Ukrainë, atë interes që e “ndez” Moskën. Edhe më i rëndësishëm është fakti që Rusia nuk është Bashkimi Sovjetik, duke qenë se i mungon fuqia e vjetër joshëse e ideologjisë, kapaciteti ushtarak global dhe rrjetii aleancave. Moska nuk i ka mjetet për të projektuar fuqinë e saj në shkallë globale. Megjithatë, ka një ngjarje që mund ta bëjë më të mundur një formë të Luftës së Ftohtë

Ian Bremmer
e panjohuraRusia dhe Perëndimi kanë hyrë në një rrugë që të çon në një përplasje të rrezikshme dhe pa rrugëdalje. Luftimet në lindje të Ukrainës do të intensifikohen në javët e ardhshme, dhe hyrja në fuqi, ndoshta brenda shtatorit, e sanksioneve edhe më të ashpër të europianëve dhe amerikanëve do të ketë jë impakt negativ mbi ekonominë ruse. Pavarësisht përkeqësimit të tensioneve, nuk jemi ende në një Luftë të Ftohtë. Dhe ka dy arsye.
Mbi të gjitha, SHBA nuk do të kenë asnjëherë në Ukrainë, atë interes që e “ndez” Moskën. Edhe më i rëndësishëm është fakti që Rusia nuk është Bashkimi Sovjetik, duke qenë se i mungon fuqia e vjetër joshëse e ideologjisë, kapaciteti ushtarak global dhe rrjetii aleancave. Moska nuk i ka mjetet për të projektuar fuqinë e saj në shkallë globale. Megjithatë, ka një ngjarje që mund ta bëjë më të mundur një formë të Luftës së Ftohtë.
Në rast se Kina do të vendoste të reshtonte interesat e saj në krah të atyre të rusëve (nuk ka shumë gjasa të ndodhë), rreziku i një përplasje të madhe mes fuqive do të rritej shpejt dhe në mënyrë domethënëse. Do i kthehem kësaj më poshtë.
Konflikti i Rusisë me Perëndimin për Ukrainën do të bëhet më i rrezikshëm. Masat më drastike me sanksione nga ana e SHBA dhe Europës nuk do të ndryshojnë qasjen e rusëve, duke qenë se Putini e ka vendosur që ky vend duhet të mbetet në orbitën ruse, për t’u transformuar herët a vonë, në një element thelbësor të “Bashkimit Euraziatik”, aleanca ekonomike që sot përfshin Kazakistanin dhe Bjellorusinë. Putini do të donte ta transformonte këtë komunitet ekonomik, në një union politik dhe ushtarak.
Për këtë qëllim, i duhet të bllokojë tentativën e Ukrainës për t’u afruar me Europën dhe mund ta bëjë vetëm duke krijuar instabilitet në fushën politike dhe ekonomike të vendit – aq sa të mjaftojë për ta detyruar të rihartojë kushtetutën, duke u dhënë qeverive rajonale më shumë peshë në vendimet e politikës së jashtme dhe asaj tregtare. Përmes aleatëve të Moskës në provincat e Donetskut dhe Luhanskut, ky ndryshim kushtetues do të lejonte Rusinë të vendoste veton e saj për ëndrrën europiane të Kievit.
Situatën e ndërlikon fakti që presidenti ukrainas, Petro Poroshenko duhet të përballet me presione të fortë nga ana e mbështetësve të tij në rajonet perëndimorë dhe qendrorë të Ukrainës, për të mos lëshuar as edhe një milimetër në luftën e Kievit kundër separatistëve filorusë dhe aleatëve të tyre të Moskës.
Forcat qeveritare do të vazhdojnë përparimin e tyre drejt lindjes. Putini nuk mund të lejojë që forcat ukrainase t’i shkaktojnë një humbje përfundimtare rebelëve, duke qenë se aftësia e Kievit për të vendosur dominimin e vet ushtarak do të rrezikonte të shtynte separatistët përtej kufirit, në territor rus, duke rritur kostot për Moskën dhe duke e privuar Kremlinin nga levat e fundit që i kanë mbetur në terirtor ukrainas.
Fituesi i këtij konflikti është Kina. Me rritjen e tensioneve ushtarakë në Ukrainë, që rrisin hendekun mes Rusisë dhe Perëndimit, Moska do të kthejë sytë nga Azia në përgjithësi dhe Pekini në veçanti. Në maj, Rusia dhe Kina firmosën një kontratë historike për furnizimin me gaz – një marrëveshje 30-vjeçare me vlerë 400 milionë dollarë – tratativat e të cilës zvarriteshin prej vitesh. Putini ka arritur fitoren diplomatike që kishte për zemër, duke u treguar amerikanëve dhe europianëve se Rusia ka partnerë të tjerë tregtarë. Petini mori çmimin që kishte dashur, për të siguruar furnizim kohëgjatë me energji, dhe do të vazhdojë të bëjë marrëveshje me Moskën në sektorë të tjerë tregtarë, nga një pozicion i fortë.
Për momentin, Kina do të përpiqet të zbusë çdo lloj mosmarrëveshje me BE dhe SHBA, partnerët e saj tregtarë kryesorë. Nevojat e programit ambicioz të reformave ekonomike që ka nisur Kina kërkojnë një klimë stabiliteti ndërkombëtar, pa të cilën është e pamundur që vendi të ketë një rritje ekonomike të qëndrueshme. E megjithatë, marrëdhëniet e përmirësuara mes Kinës dhe Rusisë do të vazhdojnë të meritojnë më shumë vëmendje nga ana e fuqive perëndimore. Pekinit pak i intereson Ukraina, por udhëheqësit e tij nuk duan të shohin që Rusina të vihet as qoshes prej amerikanëve dhe europianëve. Sjellja e inatosur e Perëndimit ndaj Kinës do të inkurajojë Pekinin që të ndihmojë rusët në momentin kur kanë nevojë.
Më shqetësuese është hipoteza që programi kinez i reformave, pa precedentë për nga shtrirja dhe kompleksiteti, mund të ndërpritet, duke shkaktuar trazira sociale në Kinë, deri në pikën që të shtyjë Pekinin të nisë një luftë, për të siguruar mbështetjen e popullsisë. Shënjestra më e mundshme e provokimeve kineze është Japonia, një aleat i rëndësishëm i SHBA dhe kundërshtar historik i Kinës. Pekini mundet që edhe të ushtrojë presion ndaj vendeve fqinjë, Vietnamit dhe Filipineve, në detin e jugut të Kinës. Të dy këta veprime rrezikojnë të shkaktojnë një reagim nga ana e Uashingtonit dhe të rrisin tensionet mes dy vendeve, në momentin më të keq. Në të dy rastet, Pekini mund të gjejë një avantazh strategjik në përmirësimin e marrëdhënieve të sigurisë me Moskën.
Një aleancë formale mes Kinës dhe Rusisë është pak e mundshme në të ardhmen e afërt. Të dy këta vende nuk mund t’i kthejnë tërësisht shpinën ekonomive dhe investimeve të perëndimorëve. Mosbesimi historik mes Moskës dhe Pekinit mund të shkaktojë më shumë konkurrencë, se sa bashkëpunim.
Pekini e sheh tashmë që ekonomia ruse, e varur prej eksporteve energjetikë, është në rënie, dhe qasja agresive e Moskës ndaj Perëndimit, nëse nga njëra anë armiqëson Amerikën, nga ana tjetër mund të detyrojë Kinën që të bëjë hapa diplomatikë, që Pekini do të preferonte t’i shmangte. Por ky skenar mund të ndryshojë me zhvillimin e situatës në Kinë, dhe konfliktet si ai në Ukrainë dhe në detet përreth gjigandit aziatik mund të pësojnë zhvillime, duke shkaktuar lindjen e bashkëpunimeve dhe mundësive, edhe në vendet më të paimagjinueshëm. Ky është një risk që duhet të vlerësohet me kujdes në muajt dhe vitet që do të vijnë.
Përshtatur në shqip nga BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button