Psikologji

E rrezikshme të pranojmë si NORMALE atë që na bën keq

“Nuk ishte thellësia që më mbyti, por koha që kalova nën ujë”

-Frida Kahlo-

Frika nga dhimbja personale

Shumë prej nesh kemi frikë se mos vuajmë disa ngjarje që konsiderohen “traumatike” në jetë. Dhe ndonjëherë, për shkak të kësaj frike, përpiqemi të drejtojmë trajektoren tonë të jetës sa më larg të jetë e mundur nga “zonat e konfliktit”.

Duke vepruar kështu, në përpjekje për të shmangur fenomene serioze që mund të na sjellin sasi të mëdha stresi dhe vuajtjesh (aksidente, sëmundje, divorc, agresione, humbje, situata të luftës apo konfliktit etj), rreth nesh ndodhin dukuri të tjera në dukje më të buta.

Megjithatë, në shumë studime mbi stresin (Sandín dhe Choroit, 1991) dhe mbi ndikimin e faktorëve të ndryshëm të stresit, është theksuar se si faktorët më të vegjël të stresit që mund të gjenden çdo ditë gjenerojnë më shumë probleme të shëndetit mendor.

Cilët janë faktorët e jashtëm të stresit?

Ka shumë aspekte të rutinës sonë të përditshme që mund të dëmtojnë mirëqenien tonë fizike dhe emocionale.

Rutinat e përditshme pranohen si një kompromis social, një zakon, një domosdoshmëri, nga frika e ndryshimit ose një detyrim. Pjesën më e madhe të kohës ndodh thuajse pa vetëdije.

Disa nga faktorët që në një afat të gjatë nuk na sjellin ndonjë qetësi apo dobi dhe të cilat është shumë mirë t’i eleminojmë janë:

Sjellja shumë mbrojtëse.

Xhelozia e çiftit.

Konfliktet në punë, në familje, brenda çiftit ose mes miqve.

Komunikimi i keq me të tjerët.

Zhurmat dhe klithmat që nuk na lejojnë të pushojmë.

Përjashtimi nga përgjegjësitë.

Akumulimi i detyrave.

Është gjithashtu mirë të merret në konsideratë fakti se sasia e situatave që shkaktojnë stres mund të ndryshojë nga personi në person.

Në këtë pikë, lind natyrshëm një pyetje: deri në çfarë mase ajo që pranojmë përditë, na dëmton neve si njerëz?

A është e lejueshme dhe e drejtë të lejohet mungesa e vazhdueshme e respektit apo edukatës brenda hapësirës tonë personale? Cili është kufiri midis sjelljes luftarake ose agresive dhe qëndrimit të sigurt, që do të më lejonte të merresha me çdo gjë që do të më shqetësonte?

Pasojat e faktorëve të vegjël të stresitnë jetën tonë

Është interesante të kuptohet se si këta agjentë të jashtëm që kalojnë pa u vënë re në fillim, pastaj marrin një rëndësi shumë më të madhe.

Ekziston ndjenja e cenueshmërisë dhe e fajit kur kuptohet se shumë nga gjërat që na dëmtojnë sot, në të kaluarën kanë qenë një shkak i mirëqenies.

Por edhe nëse është normale të provoni këtë ndjenjë kur jeni duke u përballur me një problem dhe doni ta zgjidhni atë, ajo nuk duhet të jetë pengesë. Ne të gjithë e dimë se në jetë shumë aspekte mund të ndryshojnë ndërsa të tjerët mbeten të qëndrueshëm.

Gjëja e rëndësishme është të ndiejmë se mjedisi rreth nesh është jo armiqësor me ne.

Kjo nuk ka të bëjë aspak me të qenit të orientuar drejt sakrificës, luftës dhe përkushtimit. Është një çështje e inteligjencës së pastër emocionale:

Nuk është e lehtë të lundrosh me forcë dhe qëndrueshmëri kundër rrymës, andaj përpiquni të gjeni një klimë sa më të favorshme për ju, një që nuk jua bën gjithçka edhe më të komplikuar.

Në të kundërt, ndjenja e të qënit të dobët përballë faktorëve të stresit që ju rrethojnë do të bëhet kronike: do të bëheni njerëz të zemëruar, gjendja juaj do të ndryshojë, do të somatizoni keqtrajtimin dhe do të ndiheni të paaftë për të kryer ndryshime produktive në jetën tuaj.

Rutina juaj do të bëhet burgu i shqisave dhe dëshirave tuaja.

Edhe tendenca për depresion do të shfaqet si një pasojë e pashmangshme e këtyre “dhimbjeve të përditshme” të vogla.

Përpiquni, pra, të gjeni momente pushimi dhe relaksimi për të rifituar forcën dhe për të ecur përpara.

Merrni frymë thellë dhe kushtojini momente vetes tuaj. Shkëputja e çdo gjëje ndihmon për të gjetur forcë më të madhe kur idetë dhe ndjenjat janë më të qarta. Kjo do t’ju lejojë të rifilloni.

Kujdesuni për rutinën tuaj, kujdesuni për çdo ditë të vetme, kujdesuni për veten. / MeB

 

Leave a Reply

Back to top button