Zodiak MeB

E shkëlqyer dita e Demit, optimiste e Luanit, plot energji Akrepi. Horoskopi i sotëm, 19 shkurt 2019

Dashi

Duke u shprehur pa dorashka mund të thoni edhe gjëra të gabuara që mund të lëndojnë. bëni shumë kujdes. Nëse keni një lidhje mësoni edhe të falni. Të gjithë bëjnë gabime, por lum ata që i kuptojnë dhe mundoheni t’i ndreqin sa më parë. Nëse jeni beqarë do filloni sa hap e mbyll sytë lidhje serioze, e cila ka për te zgjatur goxha në kohë. Emocionet do shumëfishohen dhe bota do ju duket me shumë ngjyra. Në punë do përballeni me shumë sfida. E mira është të përvishni mëngët dhe t’i futeni punës me themeli. Në planin financiar do keni gjithë kohës mbështetjen e familjarëve të cilët nuk do lejojnë të gjendeni në situata të vështirë.

Demi

Nëse vazhdoni të tregoheni realistë keni për të pasur një ditë të shkëlqyer sot. Do i përballoni me sukses edhe të gjitha sfidat që do ju dalin. Disa persona do mundohen t’ua prishin harmoninë në çift, por dashuria që ju keni për njeri-tjetrin do i bëjë ballë çdo gjëje. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm ndaj ftesave që do iu bëhen prandaj edhe sot keni për të mbetur vetëm. Sipas Dritare.net, në punë asgjë nuk do jetë e thjeshtë, por me përpjekje, guxim dhe pak mbështetje nga kolegët mund të arrini shumë lart. Gjendja financiare do jetë më e privilegjuar prandaj do keni mundësi edhe të dilni e te argëtoheni duke shpenzuar pak më tepër.

Binjakët

Do bëni mirë të mos nxitoheni për asgjë sot sepse vetëm ashtu gjërat do ju ecin mirë e pa probleme. Nëse jeni në një lidhje do keni nevojë në çdo moment për partnerin tuaj që të merrni frymë lirisht. Ai nga ana tjetër do ju përgatisë surpriza të njëpasnjëshme. Nëse jeni beqarë do ndiheni gati për të bërë edhe çmenduri vetëm që ta gjeni personin ideal. Në punë nuk do ju ecin gjërat si duhet dhe në disa momente mund të mendoni edhe të hiqni dorë nga gjithçka e t’ia mbathni. Në planin financiar duhet të bëni disa kursime që gjendja të mos ketë asnjë lloj problemi. Me pak mundim do ja dilni mbanë.

Gaforrja

Yjet nuk do ju favorizojnë gjatë kësaj dite. Nuk do keni as vullnet për ta ndryshuar situatën, por gjithë kohës do jeni të irrituar. Për ju që jeni në një lidhje kjo do jetë një ditë goxha e tensionuar. Do debatoni për çdo lloj gjëje me partnerin dhe do ndiheni keq në disa momente. Sipas Dritare.net, ju beqarët do përballeni me zhgënjime që në mëngjes dhe gjithë ditën do e kaloni me mërzi. Në punë vërtet do jeni ambiciozë, por nuk do jeni të duruar. Kjo do jetë arsyeja pse nuk do arrini dot aq lart sa keni menduar. Në planin financiar vazhdoni të shpenzoni nga pak në mënyrë që situata të mos ju dalë jashtë kontrollit.

Luani

Do zgjoheni me optimizëm gjatë kësaj dite dhe do e shihni botën me ngjyra. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur në asnjë moment. Ju që keni një lidhje do jeni shumë tolerantë dhe do bëni gjithçka që marrëdhënia në çift të përmirësohet dhe partneri të ndihet mirë. Mbrëmja do jetë plot emocion. Ju beqarët do keni gjithë kurajën e mundshme për të bërë gjithçka në mënyrë që ta tërhiqni pas vetes atë që pëlqeni. Në punë do iu jepen mundësi edhe më të mira për ta treguar veten dhe për të bërë çdo gjë që keni menduar. Në planin financiar do jeni të logjikshëm dhe nuk do kryeni shpenzime të pamenduara. Gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Virgjëresha

Do e mbani fjalën e dhënë sot dhe kjo do i kënaqë të tjerët, por aq sa dhe ju vetë. Saturnin dhe Hënën do i keni gjithë kohës në krah për t’iu mbështetur kurdoherë. Nëse keni një lidhje do jeni mjaft të qetë. Do ndiheni mirë ne çdo moment dhe do dashuroheni ashtu si do e ndjeni për momentin. Nëse jeni beqarë duhet të shmangin personat agresivë sepse keni për të vuajtur më vonë. Më mirë të prisni edhe pak. Në punë situatat do ju ndërlikohen pak më shumë prandaj do ju duhet më tepër përkujdes dhe guxim për t’ia dalë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë, por falë mbështetjes së familjareve do arrini ta stabilizoni situatën shpejt.

Peshorja

Dita e sotme do jetë shumë e animuar. Urani dhe Hëna do ju nxitin të shihni vetëm drejt së ardhmes. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe vetëm që çdo gjë të bëhet ashtu si e keni ëndërruar. Për ju që keni një lidhje kjo do jetë një dite e këndshme dhe e mbushur me bashkëpunim. Çdo gjë do ju ecë për mrekulli kështu që mos u shqetësoni. Ju beqarët duhet të bëni kujdes me euforinë e tepruar e cila mund t’iu çojë drejt gabimeve. Në punë, nëse gjërat kohët e fundit nuk kanë funksionuar si duhet, sot duhet të merrni disa masa më strikte. Flisni edhe me kolegët apo shefat nëse do ju duhet ndihmë. Sipas Dritare.net, financat do rriten më shumë nga sa e kishit imagjinuar. Do iu jepet mundësia edhe të hiqni ndonjë para mënjanë.

Akrepi

Për shkak të ndikimit fantastik të Diellit dhe Marsit sot do jeni plot energji pozitive dhe besim në vetvete. Shfrytëzojeni ditën edhe për të projektuar disa gjëra me rëndësi. Nëse keni një lidhje ka mundësi që partneri t’iu çojë në qiell të shtate dhe do e dashuroni jetën më shumë se kurrë më parë. Nëse jeni beqarë do jeni pasive dhe nuk do i shfrytëzoni sa duhet mundësitë që do iu jepen për takime. Në fakt jo gjithmonë vijnë mundësi të tilla. Në punë gjërat do jenë shumë më të lehta se më parë sepse keni kohë që keni krijuar terrenin e duhur. Në planin financiar gjithçka do ecë mirë nëse i kryeni me kujdes shpenzimet dhe nëse nuk jepni para hua.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për të arritur atje ku doni. Nëse keni një lidhje do jeni më të pavarur se kurrë më parë dhe do bëni çdo gjë që do ndieni. Mbrëmja do jetë më e përshtatshme për disa momente intime. Ju beqarët ka rrezik të josheni nga persona jo me shumë vlera dhe nëse pranoni të filloni lidhje me ta do zhgënjeheni e do vuani. Në punë nuk do jeni nga ata punonjës që flisni shumë, por ama do jeni gjithë kohës në veprim. Nuk do ju mungojë as organizimi dhe disa kolegë do ju marrin si shembull. Në planin financiar do iu jepen mundësi të mira që ta përmirësoni situatën.

Bricjapi

Ka mundësi që Hëna t’iu bëjë shumë impulsivë gjatë kësaj dite dhe mund të merrni vendime që nuk duhet t’i merrnit. Nëse keni një lidhje duhet të bëni të pamundurën për ta dëgjuar më shumë partnerin dhe për të mos vepruar kuturu. Po bëtë gabime sot do i vuani gjatë pasojat. Ju beqaret do keni një nevojë të papërmbajtshme për të krijuar një lidhje dhe do shpreheni pa dorashka. Në punë do jeni shumë të ngarkuar dhe nuk do ndaleni për asnjë moment. Në fakt këshillohet që herë pas here të bëni pushime të shkurtra për t’u frymëzuar edhe më shumë. Buxhetin mbajeni nën kontroll sepse përndryshe do vuani.

Ujori

Dita e sotme do jetë e ndriçuar nga yjet prandaj çdo gjë ka për t’iu shkuar si e kishit menduar. Nëse jeni në një lidhje do e bazoni marrëdhënien tek besimi reciprok dhe do i kushtoni më shumë vëmendje intimitetit. Darka do jetë vërtet e nxehtë. Nëse jeni beqarë do keni shumë pretendentë dhe do iu jepet mundësia të bëni zgjedhjen e duhur. Në punë do e bëni çdo gjë më së miri dhe shefat do ua vënë në dukje. Ata ndihen me fat që ju kanë pjesë të stafit e madje mund t’iu japin edhe ndonjë shpërblim.  Buxheti nuk do jetë i keq, por duke qenë se adhuroni të bëni dhurata mundet që ai të pakësohet.

Peshqit

Mos mendoni për problemet që keni kaluar, por shihni vetëm drejt së ardhmes me sa më shumë pozitivitet. Për ju që jeni në një lidhje nuk do ndodhë asgjë e veçantë. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe bëni atë që do ndjeni sepse në fund të fundit një jetë keni. Nëse jeni beqarë do keni mundësi reale për të ndryshuar statusin dhe për të takuar princin tuaj të kaltër. Në punë do jeni shumë kreativë dhe nuk do keni frikë të provoni gjëra të reja. Çdo gjë do ju realizohet dhe shefat do mahniten. Me financat nuk do i keni punët mirë. Edhe pse do dëshironi, nuk do mundni dot ta frenoni veten kur të shpenzoni. / dritare.net

Leave a Reply

Back to top button