Analiza

E tmerrshme! Shembet mbikalimi në qytetin që pret Kupën e Botës (FOTO)

Një mbikalim në ndërtim e sipër u shemb në një prej qyteteve që presin Kupën e Botës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy vetëve dhe duke zënë nën vete një autobus të periferisë, dy kamionë ndërtimi dhe një makinë, bënë të ditur autoritetet brazilianë. 19 vetë u plagosën. Aksidenti ndodhi në një prej bulevardeve kryesorë, zgjerimi i të cilit është një prej projekteve të përmirësimit të infrastrukturës të planifikuar për Kupën e Botës, por që ashtu si shumica e projekteve të transportit urban të planifikuar me këtë rast, nuk u përfunduan në kohë. Mbikalimi ndodhet 15 kilometra larg stadiumit Mineirao, ku janë zhvilluar disa ndeshje dhe ku do të luhet një prej gjysmëfinaleve të martën.

mbikalimi 4

Brazil Wcup Overpass Collapse Brazil Wcup Overpass Collapse Brazil Wcup Overpass Collapse

Leave a Reply

Back to top button