Analiza

E vërteta e Erdoganit: “Amerikën e zbuluam ne myslimanët”

Presidenti turk: Kolombi nuk ka fare lidhje, kur mbërriti pa atje një xhami. Dy marinarë kishin zbarkuar që në vitin 1178”. Duke u mbështetur më shumë në krenarinë e tij islamike, se sa mbi teori të vërtetuara, këtë e ka pohuar presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, duke bërë edhe një lajmërim madh: Turqia do të ndërtojë një xhami në Kubë, nëse autoritetet e Havanës do ia lejojnë

erdogan winsAmerika nuk është zbuluar nga Kristofor Kolombi në vitin 1492, por “nga marinarë myslimanë” më shumë se tre shekuj më herët, aq sa lundërtari gjenovez, teksa lundronte përballë Kubës, mundi që të shohë një xhami në largësi. Duke u mbështetur më shumë në krenarinë e tij islamike, se sa mbi teori të vërtetuara, këtë e ka pohuar presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, duke bërë edhe një lajmërim madh: Turqia do të ndërtojë një xhami në Kubë, nëse autoritetet e Havanës do ia lejojnë.
Deklarata
“Marinarë myslimanë mbërritën në Amerikë në vitin 1178”, ka deklaruar Erdogani duke folur në “samitin e parë të udhëheqësve myslimanë të Amerikës Latine”, që u zhvillua në Stamboll. Të paktën sipas rrëfimit të faqes turke në internet të Hurriyet, ish kryeministri tashmë president nuk ka ofruar citime historikë për të vendosur marinarët islamikë në krah të atyre vikingë, portugezë dhe islandezë që popullojnë në internet “rishikimin e zbulimit të Amerikës”.
“Në ditarët e tij, Kristofor Kolombi ka përmendur praninë e një xhamie në majën e një mali në Kubë”, ka thënë Erdogani, duke shtuar se “feja islame ishte e përhapur që përpara mbërritjes së europianëve në vitin 1492”. Faqja në anglisht e gazetës autoritare turke kujton se teoria e një xhamie në Kubë ishte përhapur në vitin 1996 nga Youssef Mroueh i Fondacionit As-Sunnah të Amerikës. Mroueh kishte interpretuar si të vërtetë, dhe jo vetëm metaforike sic pretendonin studiuesit, një shënim të Kolombit në lidhje me formën e një relievi të ngjashëm me një xhami pranë Gibaras, në bregun verilindor të ishullit të karaibeve.
Propozimi
“Sot, një xhami do të shkonte mjaft mirë në majën e atij mali”, ka thënë presidenti turk, i cili është duke shfrytëzuar fenë islamike për të turbulluar sistemin e pushtetit në Turqi, të bazuar prej dekadash në laicizmin e ushtarakëve. Erdogani ka thënë se do të kërkojë lejën për të ndërtuar, me shpenzimet e Turqisë, një xhami pikërisht në atë mal dhe se do ia kërkojë “vëllait kuban” që ka përfaqësuar vendin e tij në atë samit.
VIZITA
Papa Francesku mund të jetë i pari “mysafir i huaji” që do të pritet nga Erdogani në pallatin luksoz presidencial, që udhëheqësi turk ka ndërtuar në Ankara. Papa Francesku, i cili ka ftuar rizbulimin e “gramatikës së thjeshtësisë” do të jetë në Turqi nga 28 deri në 30 nëntor. Erdogani, thuhet në faqen e internetit të gazetës turke, do ta presë Papën në pallatin e tij presidencial të Ankarasë, “në një ceremoni të klasit të parë”.
Përgatiti: bota.al

Leave a Reply

Back to top button