Horizonti.al

E vërteta e një piramide të kristaltë në thellësi të oqeanit?

Screen Shot 2016-06-21 at 15.43.20Qarkullojnë shumë histori, që flasin për një piramidë të supozuar prej kristali nën oqeane, me gjasë pranë Trekëndëshit të Bermudës. Ata që janë të mrekulluar pas këtyre teorive thonë se shumë shkencëtarë kanë dijeni, por nuk shohin më nga afër, ndoshta për arsye konspirative. Megjithatë, misteri i vërtetë këtu është përse këto rrëfime për piramida kristali nën oqeane vazhdojnë të shfaqen, sepse asnjë prej tyre nuk është e vërtetë. Ka qenë një rreng nga disa dekada më parë. Një objekt kristali që supozohej se kishte fuqi magjike u gjet në majë të një prej këtyre piramidave të supozuara. Sharlatanët arritën të gënjejnë disa njerëz, por nuk ka patur kurrë asgjë të vërtetë tek kjo histori. Shkencëtarët e dinë që nuk ka piramida të këtilla, por ata që besojnë është e vështirë të binden. Shumë prej tyre i lidhin me teoritë e alienëve të lashtësisë. Megjithatë, e vërteta është që nuk ka piramidë të kristaltë në fund të oqeanit, dhe nuk ka arsye përse duhet të ketë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button