Shkence

Edeni ekziston ende

Mbi planetin tonë ekzistojnë vende të mrekullueshme, që të kujtojnë nga afër si ishte Toka në të shkuarën. Kur evolucioni i specieve u dha jetë parajsave të pasura

Screen Shot 2015-05-10 at 09.38.50

Historia e Tokës ka parë shpërthime jete dhe katastrofa gjigande. Edhe speciet kanë buisur me miliona e miliona, duke e mbushur me jetë planetin.

Peisazhe të pandotura, pyjet që kanë humbur sa hap e mbyll sytë, shtretër deti shumëngjyrësh. Kështu imagjinohet Parajsa e humbur. Por historia e jetës nuk është një parobolë zbritëse, sepse parajsa si ato të përshkruara më sipër kanë ekzistuar, të zhdukura e të rilindura në forma të reja gjatë gjithë historisë së Tokës. E në ndonjë cep të planetit, për t’u ruajtur, ekzistojnë ende. “Në historinë e Tokës, mund të thuhet se biodiversiteti është shtuar gjithmonë, që kur kanë lindur qelizat e para, e deri tek shfaqja e njeriut”, pohon Michael Benton, studiues i Universitetit të Bristolit dhe dekan i paleontologjisë botërore. Janë periudha të pasura e të gjalla, ndërthuren me krizat ambientale, momente në të cilat biodiversiteti shkatërrohet papritur. Për të arritur tek parajsat e para, megjithatë, kanë kaluar miliarda vite.

E lindur më shumë sesa 4 miliardë vite më parë, jeta ka mbetur për qindra-miliona vite e thjeshtë, si një bakter. Vetëm rreth 2 miliardë vite të shkuara, qelizat kanë filluar të bëhen komplekse. Pastaj rreth 540 milionë vite të shkuara, gjatë Kambrianos, oqeanet u mbushën me specie të formave origjinale. “Fosilet demonstrojnë një zgjerim të shpejtë të jetës në det, në veçanti të kafshëve të pajisura me skelet,” thotë Benton. Format e marra nga kafshët ishin shumë të çuditshme: ishte grabitqari i vogël me një feçkë të gjatë, që përfundonte në një lloj grepi, krimbi i pajisur me këmbë dhe i mbrojtur nga gjemba, grabitqari gjigand i pajisur me dy krahë të armatosura. Rindërtimi i saktë i këtyre fosileve ka lejuar të zbulohet që në Kambriano, ose pak më parë, ndodhi lindja e të gjitha “kateve themel” të llojeve të kafshëve, prototipet nga të cilat më pas jeta ka ndjekur evolucionin e vet për miliona vite.

NDJEKJA E PARË

Rreth 443,4 milionë vite më parë megjithatë, ndodhi shkatërrimi. Pothuaj gjysma e specieve të kafshëve u zhdukën. Një gjueti e vërtetë nga parajsa ujore. Dhe madje, jeta përdori një truk për t’u zhvilluar: e kolonizoi kontinentin dhe i dha fillesën një tjetër Edeni. Siç thotë Benton: “Sekreti i suksesit është të zbulohen ambiente të reja dhe të zhvillohen, duke krijuar qoshe ekologjike të cilat nuk ekzistonin, e të shfrytëzohen edhe hapësira të reja ekologjike në habitatet tashmë prezente”. Lloje të reja bimësh e kafshësh duke formuar pyje e rezervate, ku jovertebrorët dhe kafshët e para të paisura me katër këmbë (pasardhës të peshqve që banonin në kënetat bregdetare) mund të zhvilloheshin.

ZHDUKJE E BUM

Por pati sërish zhdukje katastrofike, si ajo e shkaktuar ndoshta nga rënia e një meteori që bënri të zvogëlohej në mënyrë drastike numri i familjeve të kafshëve, brenda disa dhjetëra milionë vitesh. Në periudhën e fundin të paleozoikut detet u ripopulluan përsëri dhe kontinenti pa të zhvillohen insekte gjigande fluturuese (pilivesat dhe buburrecat), amfibë të gjatë tre metra, zvarrainkë të paisur me kreshta kurrizore. Deri në krizën më të madhe biologjike të të gjitha kohërave. Zhdukja e fundit të Paleozoikut, ndodhi 252 milion vite të shkuara, dhe fshiu nga faqja e dheut 96% të të gjitha specieve detare dhe 70% të specieve tokësore. Parajsës iu desh shumë mund për t’u rindërtuar. “Por ishte një moment themelor në historinë e jetës mbi Tokë – shpjegon Benton – e shënoi një ndryshim themelor, të ekosistemeve më të lashta nga ato më moderne e më të ngjashme me ato që njohim më mirë”.

Nga zvarranikët e parë kanë lindur dinosaurët, kanë ardhur gjitarët e parë të vërtetë, zogjtë janë zhvilluar nga disa dinosaurë grabitqarë, detet u mbushën me peshq kockorë e peshkaqenë shumë të ngjashëm me tanët. Bimët mbusheshin me lule që tërhiqnin insektet; e këto të fundit shkuan drejt një shpërthimi të vërtetë. Miliona specie u shpërhapën në të gjithë planetin, dhe akoma sot insektet janë mazhoranca më e madhe e specieve të kafshëve. Ndjekja e fundit nga parajsa ndodhi rreth 65 milionë vite të shkuara, kur një meteor i rënë në Meksikë bëri të zhdukeshin dinosaurë të mëdhenj, zvarranikë detarë e pterosaurë fluturues. Ata që mbetën mbi tokë, zogj, insekte, dhe gjitarë, ndërtuan ekosisteme shumë të pasura. Ishte, sipas paleontologëve, kulmi i vërtetë i biodiversitetit tokësor.

Që zgjati vetëm deri në planet u shfaq njeriu… / Focus/e.xh./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button