Enciklopedike

Edhe frika trashëgohet?

Screen Shot 2015-01-28 at 12.50.50 PMMe sa duket po. Por ende nuk janë shumë të qartë mekanizmat neurobiologjikë përmes të cilëve frikërat dhe ankthet përcillen nga prindërit, tek fëmijët. Të paktën tek qeniet njerëzore. Ndërsa mes minjve, një studim i botuar tek Pnas, shpjegon se frikërat transmetohen nga nëna tek bija përmes erës. Me fjalë të tjera nëna, nëse është e frikësuar, transmeton sinjale të nuhatjes që e aktivizojnë kaq fort amigdalën e të sapolindurve, pra rajonin e trurit që lidhet me perceptimin e frikërave, saqë ngulit një mosbesim të përhershëm kundrejt gjërave që e frikësojnë.
Të sapolindurit e minjve janë të pavëmendshëm ndaj rreziqeve mjedisorë dhe që përpara se të kenë eksperiencat e veta, mësojnë nga nëna se kujt t’i frikësohej dhe kujt jo. Në laborator, studiuesit e Universitetit të Michiganit dhe të Nju Jorkut kanë detyruar fillimisht ekzemplarët e femrave që të kenë frik nga era e mentes. Më pas kanë konstatuar se “fëmijëve” respektivë të tyre u ka mjaftuar të ndiejnë erën e nënës së frikësuar që të zhvillojnë edhe ata vetë një frikë nga mentja. U rregjistrua një rritje e hormonit të stresit (kortizoli) jo vetëm në prani të nënave të terrorizuara, por edhe nëse ekspozoheshin ata vetë, në një distancë kohore, para erës së mentes.

Leave a Reply

Back to top button