Bota

Edhe në Letoni hija e një shkëputje pro Moskës

Screen Shot 2015-02-05 at 08.42.32Së pari, flamujt e Federatës Ruse, pamje tashmë e zakonshme në ato anë, që është Lindja e Letonisë. Pastaj, ka ndonjë muaj, në parada gjithmonë e më të shpeshta, parullat për të ashtuquajturën Republika Popullore Ukrainase e Donetsk-ut, pamje më pak e përbashkët e i lidhur me imazhet e luftës. Më tej akoma, ka ndonjë javë, që aktivistët të cilët në zona të caktuara shkojnë nga shkolla në shkollë për të propoganduar një referendum si në Krime, aneksimin me atdheun mëmë, Rusinë. Dhe apeli në Facebook, i bllokuar nga policia, me të cilin kërkojnë ndihmën e Putinit, shkëputje të hapur. Në fund sinjalizime të zbuluara ndoshta jo rastësisht të shërbimeve sekrete, që flasin për grumbullim në terren të trupave ushtarake private pro Kremlinit. Në qiell, luftëtarët rusë që venë e vijnë, duke shkelur hapësirën tjetër ajrore.
Kjo është sot Letonia, ose të paktën një pjesë e saj, ku tensioni i lidhur me ngjarjet e Ukrainës lindore vazhdon të rritet nga dita në ditë. E njëjta Letoni që përfaqëson gjëra të ndryshme, të rëndësishme, të gjitha së bashku. Është anëtare e NATOS, gjithmonë pranë SHBA, mbi të gjitha presidente e radhës e bashkimit Europian. Pastaj qeveria e saj mbështet hapur atë ukrainase në përballjen me Moskën. Por ka brenda kufijve të saj  më dendur – e gjithmonë më të parehatuarën, për shkak të diskriminimeve për të cilat konsiderohen viktima – pakicën ruse të të gjithë Balltikut: flet në fakt rusisht rreth një e katërta e popullsisë, por kjo shifër prek 54% në Daugvapils, kryeqëndra e Letgallia’s, rajoni në kufijtë rusë e biellorusë, historikisht më i lidhur me Moskën.
Kryebashkiaku i Daugvapils është udhëheqësi i një partie, “Bashkimi Rus” që e vetme midis të gjitha të tjerave ka njohur aneksimin e Krimesë nga ana e Putinit. Në enklavën e afërt ruse të Kaliningradit (Koenigsbergu i lashtë gjerman) Moska ka vendosur raketat e saj bërthamore me rreze të shkurtër “Iskander”, që gjykohen të jenë të afta të arrijnë edhe Gjermaninë: zyrtarisht e ka bërë në përgjigje të shtimit të forcave raketore NATO, por NATO pretendon të kundërtën, dhe këto “lojra të gjetjes së fajtorit” nuk e lehtësojnë tensionin.
Është sikur në këtë pjesë të botës është duke u aktivizuar një proces tashmë i njohur, madje pothuajse tragjikisht i detyruar. Letgallia është një tokë e bukur e paqësore, e mbuluar me pyje e me liqene, ka të paktën rreth 300 mijë banorë ku 40%, jashtë nga kryeqëndra, flasin rusisht: radiot e tyre e gazetat e tyre, gjithmonë e më shpesh, konfigurojnë portretin e një etnie kulturalisht e ekonomikisht të diskriminuar nga Riga. Deri tani, protestat kanë qënë gjithmonë të civilizuara. Por edhe qeveria letoneze jep shenja nervozizmi. Dhe edhe në Sebastopoli dhe në Donetsk, në fillim protestat ishin të civilizuara…

Leave a Reply

Back to top button