Analiza

Edhe patriotizmi e ka një çmim në Rusi

Screen Shot 2015-04-28 at 22.09.55

Nga Anastasia Yakoreva

Moskë – Këtë muaj, një temë të re për diskutim, u shfaq në faqen e internetit të qeverisë ruse “gov.ru”, mbi planin e “edukimit mbi patriotizmit” që fillon nga viti 2016. Autorët e planit, i cili është programuar të vazhdojë deri në vitin 2020, thonë se edukimi mbi patriotizmin në vend duhet të përmirësohet.

Ja cili është edhe shpjegimi i tyre: “Në situatën e tanishme të vështirë gjeopolitike, dhe përpjekjet e konkurrentëve tanë gjeopolitike, për të destabilizuar gjendjen e brendshme politike në vendin tonë, kemi nevojë të rrisim gatishmërinë e rusëve, për të mbrojtur interesat e vendit të tyre”.

Sergei Pospelov, drejtor i programit, është duke kërkuar dy herë më shumë fonde, për edukimin me patriotizëm sesa paraardhësi i tij, ose rreth 31 milionë dollarë gjatë 5 viteve ardhshme. Ai parashikon se rritja e shpenzimeve, do të çojë në një rritje prej së paku 8 përqind të numrit të rusëve, të cilët janë krenarë për vendin e tyre. Projekti, është duke u udhëhequr nga Ministria e Rinisë.

Pas një analize më të detajuar së shpenzimeve të kësaj ministrie, ne mësuam se një prej zërava të saj kryesorë, shkuan për organizimin e një forumi të quajtur “Arctic Expeditions” për “të rinjtë që janë të interesuar mbi rajonin e Arktikut”. Forumi u mbajt në liqenin Seliger, në pellgun e Vollgas dhe mjaft larg nga Arktiku. Aty morën pjesë 150 persona, ndërsa ministria shpenzoi rreth 940 dollarë për çdo njërin prej tyre në një ditë.

Një tjetër shpenzim i madh për Ministrinë e Rinisë, ishte granti në një konkurs mbarëkombëtar mbi projektet rinore.

Në mesin e fituesve, ishin edhe një paraqitje grafike e “15 viteve të Putinit” në pushtet, si dhe një projekt nga Qendra Rinore kundër ekstremizmit. “Çështja sesa efektive janë aktivitetet tona, është shumë e rëndësishme për ne”- na u tha nga zyrtari për shtyp në Ministrinë e Rinisë.

Kur e pyetëm sesa efektiv ishte një program, që arrin tek më pak se 1 përqind e të rinjve, përgjigja ishte:”Dëgjimi i të rinjve, është roli ynë kryesor. Për momentin, jemi duke vazhduar të modernizojmë aktivitetet tona”. Në vitet 2010-2011, ka pasur shumë diskutime në lidhje me kontraktorët pro-Putinit, me të cilët ka bashkëpunuar Ministria e Rinisë. Në vitin 2014, ish-drejtori i Ministrisë Rinisë dha dorëheqjen, nën akuzat për korrupsion.

Kreu i Komitetit Kombëtar kundër Korrupsionit, u kërkoi disa agjensive të zbatimit të ligjit të hetonin, sepse ishte e qartë se kishte një skemë abuzive. Edhe sot situata nuk është e ndryshme. Një tjetër burim i madh financimi për projektet e patriotizmit, janë grantet presidenciale për organizatat jo-fitimprurëse. Në vitin 2014, gati gjysma e këtyre OFJ-ve që morën grante presidenciale, zhvilluan aktivitete, që ishin të lidhura qartazi me promovimin e patriotizmit.

Shuma e përkushtuar ndaj patriotizmit, 2.4 milionë dollarë, ishte më shumë se 2-fishi i vitit 2013. Grantet e vitit 2013 kanë përfunduar projektet e tyre, dhe para se të shpenzohen më shumë para për patriotizmin, është e dobishme të vlerësohet ndikimi i këtyre projekteve.

Klubi Siberian i Shtypit, mori si dhuratë 33 mijë dollarë, për të drejtuar një program që kishte si qëllim të “zhvillonte patriotizmin, ndërmjet të rinjve në Siberi dhe në Lindjen e Largët”. Organizatorët premtuan se do të zhvillonin një konkurs fotografie me temë:“Çfarë dëshiroj unë për Rusinë?”, një studim të quajtur “Si e shihni Rusinë pas 10 vjetësh?” dhe një konkurs me propozime rreth idesë “Si ta përmirësoj jetesën në rajonin ku banoj?”.

Në fund rezultoi se ky “studim” u krye thjesht vetëm nëpër mediat sociale. Faqja e internetit e “Siberian Press Club”, nuk është përditësuar që nga qershori i vitit të shkuar. Megjithatë, është një fakt i pamohueshëm se patriotizmi në Rusi, është rritur në mënyrë dramatike vitet e fundit. Në një studim të kohëve të fundit, 68 përqind e të anketuarve iu përgjigjën “po” pyetjes:”A është Rusia aktualisht një superfuqi?” Kjo është përgjigja më rezultatet më të larta pozitive, qëkur studimi filloi në vitin 1999.

Por është e vështirë ta lidhësh këtë frymë, me investimet e shtuara mbi projektet për nxitjen e patriotizmit . “Ne nuk vlerësojmë efektivitetin e projekteve tona”- thotë Pavel Krasnorutsi, një përfaqësues i “Bashkimit të Rinisë Ruse”, i cili është një nga njerëzit që vendos se kush merr një grant. “Ne vetëm sigurohemi që të respektohet kalendari i akvititeteve si edhe për disbursimin e fondeve”- shton ai.

Edhe më i vështirë, është vlerësimi i rezultateve të projekteve të vitit 2014. Një organizatë jo-fitimprurëse mori një grant për të “kërkuar mbi modele të edukimit patriotik, të cilat janë të përshtatshme për realitetin e Rusisë moderne”. Një tjetër fitoi një një grant, për të “mbledhur dhe kataloguar të gjitha faqet ekzistuese të internetit, që kanë të bëjnë me promovimin e patriotizmit në Federatën Ruse. Këtë vit, do të çelet edhe një portal i ri:patriot.online, me një kosto prej 37.000 dollarësh./“Kommersant”/ Bota.al

Leave a Reply

Back to top button