Horizonti.al

Edhe për sa kohë do të ekzistojë dielli?

Screen Shot 2016-06-28 at 11.40.16Dielli do të vazhdojë të ekzistojë edhe përafërsisht 5 miliardë vjet, sipas një deklarate të NASA-s në vitin 2012. Drita e diellit dhe nxehtësia krijohen nga djegia, ose shkrirja e gazit hidrogjen në gazin helium. Temperatura në bërthamën e diellit, ku ndodh shkrirja e hidrogjenit ndodh, është 15 milionë gradë Kelvin ose rreth 27 milionë gradë Fahrenheit.

Që nga lindja e tij 4.6 miliard vjet më parë, Dielli ka përdorur deri më tani rreth gjysmën e sasinë së hidrogjenit. Teksa kjo rezervë konsumohet gradualisht, Dielli do të bëhet më i freskët dhe më i madh, duke u shndërruar në një të ashtuquajtur Gjigand i Kuq. Mendohet se në atë pikë, ai do të përpijë Mërkurin, Venusin dhe Tokën, të cilët janë 3 planetët më afër tij në orbitë. Pasi hidrogjeni të ketë përfunduar, Dielli do të vazhdojë të djegë çfarëdolloj karburanti që mbetet derisa gjithçka të ketë shteruar. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button