Analiza

Eduard Putini dhe Vladimir Snoudeni

Red SquareAndrás Simonyi

Drejtor, Qendra për Marrëdhënie Transatlantike, John Hopkins University

Në murin e zyrës sime qëndron varur një kopje origjinale e 5 nëntorit 1956, e “The Baltimore Sun”. Kryetitulli është për pushtimin e Hungarisë nga BS një ditë më parë. Eshtë një kujtesë e zymtë e frymës së ftohtë të Rusisë në Europën Lindore, që mendoj se ka shumë lidhje me cfarë ndodh këto ditë.

Në një bisedë papk vite më parë me Nick Clooneyn (po, babai i George Clooneyt), ai më tregoi që, si një marins amerikan në Gjermaninë Perëndimore, kish qenë i gatshëm të shkonte të ndihmonte Hungarinë: “Urdhëri nuk erdhi kurrë. Të gjithë ne qanim. Kishim një ndjesi pafuqie. Edhe sot kam turp. Dhe dua të kërkoj falje”.

Rusët e dinin që Perëndimi nuk do të bënte asgjë. Putini ka bërë të njëjtët kalkulime sot, teksa ka pushtuar Krimenë. Ai ka dëgjuar deri tani fjalime për vija të kuqe që janë shndërruar në vija rozë – të më falin miqtë e mi të komunitetit LGBT – të cilat më pas u zhdukën fare. Duhet t’i tregojmë që e ka gabim.

Ja disa elementë të kalkulimeve të tij.

Ai ka një ide që Perëndimi s’ka c’bën, ka ngecur me të në Siri dhe Iran. Në një farë mënyre ka të drejtë. Por është koha që Perëndimi të “bashkojë pikat” mes pranisë ushtarake ruse në Siri, dhe dëshirës për të kontrolluar Ukrainën. Ka elementë të të njëjtës strategji. Fatmirësisht, SHBA më në fund po e kupton idenë: Eshtë pjesë e panoramës së përgjithshme.

Ai di sot më shumë për grindjet e brendshme të Perëndimit, ose sherret brenda familjes. Kjo në një pjesë të madhe falë Eduard Snoudenit, i cili është natyrisht pjesë e planit, dhe jo thjeshtë një ushtar lodër, një fillestar pa përvojë. Tani mund të përgëzojë vetveten, sepse është pjesë e lojës së të mëdhenjve. Dhe nuk është se iu desh të vriste një yll rroku për t’u bërë i famshëm. (Vladimiri duhet ta adoptojë zyrtarisht Eduardin).

Ashtu si në të kaluarën, ai po llogarit një pjesë të mirë të ndjenjave antiamerikane në Europën Perëndimore, që sigurisht ai ka ndihmuar dhe po ndihmon që të shtohen. Putini e ka pastruar këtë vegël që kish zënë pluhur në kutinë e tij të veglave. Eshtë e qartë që ai e sheh përplasjen me Perëndimin për Ukrainën, si një përplasje me SHBA.

Ai mendon se e ka zënë Europën për fyti për shkak të varësisë energjetike, që është faj i Europës. Putini ka më shumë të drejtë tek kjo pikë. Rusia do të dëmtohej shumë nëse Europa nuk do blinte gaz. Por nuk është e shqetësuar… Ai është i sigurtë se europianët e llastuar dhe të vetëkënaqur, në fillim do i shkelin syrin: Rusët munden dhe do i mbijetojnë të ftohtit për shumë më tepër kohë se ata. Qeveritë europiane do binin brenda pak ditësh, do të kishte demonstrata. Ai duhet të mendojë që, nëse europianëve do u duhet të zgjedhin mes ngrohjes dhe lirisë së të tjerëve, pa asnjë hezitim do të zgjidhnin ngrohjen.

Nuk ka asnjë dyshim që ai i ka ndjekur deri në detaje negociatat BE-Ukrainë, ka lexuar emailet e burokratëve në Bruksel dhe ka përgjuar telefonatat e udhëheqësve europianë (nuk ka qenë vetëm NSA duke përgjuar).

Gjatë Olimpiadës, e cila e bëri atë edhe më të fortë në vendin e tij, Perëndimi ra të flejë. Ndërkohë, planifikuesit e tij po punonin pa pushim. Putinit i shijon të shohë perëndimin tek përpiqet të gjejë një zgjidhje.

Ne kemi paralajmëruar për krizën e afërt në kufijtë lindorë të Europës, për natyrën e vërtetë të qëllimeve të Putinit, për rreziqet e idesë së “rifillimit”, për muaj të tërë, në mos për vite, duke bërë thirrje për veprime urgjentë dhe të fortë. Sot, paralajmërimi ynë është ky; Rusia ka ndërmend t’i shkojë deri në fund, të ndajë Ukrainën. Mesazhi është i njëjti: bëhuni të fortë, pasi humbja si reziltat i mosveprimit do të jetë shumë më e madhe se sa risqet e sprapsjes. Duhet të përdorim gjithë mjetet tanë dhe, po, NATO duhet të ndërhyjë dhe të jetë vendi i konsultave mes aleatëve. Shihini veprimet e Rusisë si një rrezik për sigurinë dhe stabilitetin e Aleancës dhe partnerëve të saj dhe kërkoni një samit emergjence. Kjo mund të jetë trashëgimia më e rëndësishme e Obamës.

Vlerat kanë shumë rëndësi. Ndërgjegja ka shumë rëndësi. Putini na ka futur në një lojë të Luftës së Ftohtë. Ai mund ta fusë sërish botën në një Luftë të Ftohtë reale, që ne nuk mund ta lejojmë të ndodhë. Ndoshta pikërisht këtë do Putini. Ne duhet të provojmë që demokracitë mundet të luajnë fort. Nëse qëndrojmë të fortë, ai do të sprapset. Duhet të veprojmë me vendosmëri për të ndihmuar Ukrainën, përndryshe turpi do të jetë i tmerrshëm, dhe do na shoqërojë përgjithmonë.

Me siguri, Nick Clooney ndihet shumë, shumë keq këto kohë.

Leave a Reply

Back to top button