Analiza

Egjipt / Revolucioni “përfundon” tek psikologu

Katër vjet nga trazirat kundër regjimit të Hosni Mubarakut, të rinjtë egjiptianë ndjehen në depresion dhe të stresuar. Shumë prej tyre kanë filluar të marrin drogë. Kush mundet, i drejtohet një specialisti

Nga Nadera Bouazza

“Slate Afrique”

Screen Shot 2015-06-30 at 11.11.39

Për Wiaam, psikologu ishte një personazh filmash, një njeri në këmishë të bardhë, që i pret pacientët duke iu thënë me ton të rëndë: “Hyni, ju lutem”. Kjo ishte më parë. Para vitit 2011 dhe 18 ditëve të demonstratave, që e detyruan presidentin Hosni Mubarak të largohet nga posti që e kishte mbajtur, për më shumë se 30 vjet në krye të vendit.

Sot Wiaam, 21-vjeçare, shkon rregullisht tek psikologu. Kjo studente e jurisprudencës, me origjinë nga Banha, një qytet në veri të Kajros, thotë se ka përjetuar një lloj “rizgjimi” në vitin 2011. Nga dita në ditë, filloi të merrte pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore, u regjistrua tek partia progresive Al Dustur dhe ishte dashuruar me gjuhët e huaja.

“Unë isha e bindur se jeta ime, do të kishte qenë më e mirë se ajo e prindërve të mi. Ndjehesha shumë e mbushur me krenari”-tregon ajo me një zë të mekur…

[real3dflipbook id=”315″]


Screen Shot 2015-06-30 at 11.11.45

Leave a Reply

Back to top button