Idriz Batha nuk do të jetë lojtar i Larissas në Superligën e Greqisë, ndryshe nga ç’kishte informuar vetë klubi grek ditë më parë.
Arsyeja? Mund të duket absurde, por drejtuesve të Larisas nxjerrin si një ndër pretekstet kryesore faktin që ekziston një foto në internet ku Batha shfaqet duke bërë shqiponjën.
Në një mesazh dërguar menaxherit rumun të mesfushorit, drejtori i Larisas pretendon se e kishte gënjyer për pagën që përfitonte Batha te Partizanit (6000 nga 4000 euro që merrte realisht, ndërsa Larisa i kishte ofruar 8000).
Sigurisht që “shqiponja” e Bathës është arsyeja më absurde, pasi konsiderohet, sikurse nga serbët, simbol i të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe.
Ish-mesfushori i Partizanit duhet të gjejë një destinacion të ri pas dështimit për të nënshkruar fillimisht me Shkëndijën e Tetovës e tashmë me Larisën.