Ekonomi

EKONOMI / Kurthi i drojës

Paul Krugman

kurthi i druajtjessDuket se në këtë moment nuk ka ndonjë krizë të rëndë ekonomike, dhe politikëbërësit në shumë vende po i rrahin shpatullat njëri-tjetrit. Në Europë, për shembull, po llomotisin për rimëkëmbjen e Spanjës: vendi me sa duket, këtë vit ka një rritje ekonomike dy herë më të shpejtë nga sa parashikohej.

Fatkeqësisht kjo nënkupton rritje ekonomike 1%, kundrejt 0.5%, në një ekonomi në depresion të thellë dhe me një papunësi 55 përqind. Fakti që ky konsiderohet lajm i mirë, thjeshtë na tregon se sa shumë jemi mësuar tashmë me kushte ekonomikë të tmerrshëm. Jemi në një gjendje shumë më të keqe nga sa do ta kishte imagjinuar cdokush disa vite më parë, e megjithatë njerëzit, gjithnjë e më shumë po e pranojnë këtë situatë të mjerë si normalitetin e ri.

Si kemi ardhur deri këtu? Natyrisht, ka shumë arsye. Por, kohët e fundit kam menduar shumë për këtë pyetje, pjesërisht sepse më është kërkuar të bëj një vlerësim të ri të përpjekjeve të Japonisë për t’u larguar prej kurthit të deflacionit. Dhe do të argumentoja se një burim i rëndësishëm i dështimit ka qenë ai që unë e kam quajtur kurthi i ndruajtjes – tendenca e politikëbërësve, të cilët në parim kanë idetë e duhura por që në praktikë marrin vetëm gjysmë-masa, dhe mënyra se si kjo ndruajtje ka sjellë dështim, politikisht dhe ekonomikisht.

Me fjalë të tjera, Yeats kishte të drejtë: Më të mirëve u mungon tërësisht bindja, ndërkohë  që më të këqinjtë janë plot forcë pasioni.

Në lidhje me më të këqinjtë: Nëse keni ndjekur debatet ekonomikë këta vitet e fundit, e dini që , si Amerika edhe Europa kanë grupe të fuqishëm ndikimi që hidhen me forcë kundër cdo politika e cila mund të rikthejë të papunët në punë. Ka disa dallime të rëndësishëm mes këtyre gurpeve në SHBA dhe në Europë, por të dy këta kanë tashmë kanë një histori mbresëlënëse të të qënurit gjithmonë gabim, asnjëherë në dyshim.

Pra, në SHBA kemi një grup në Ëall Street dhe në Kongres që kanë pesë vite që vetëm lëshojnë paralajmërime sensacionalë për rritje të pandalshme të inflacionit dhe normave të interesit. Mund të mendoni se fakti që këta paralajmërime të zymtë nuk janë bërë asnjëherë realitet, do i kish bërë t’u lindte ndonjë farë dyshimi, por pas gjithë këtyre viteve, të njëjtët njerëz vazhdojnë të ftohen që të dëshmojnë, dhe vazhdojnë të thonë të njëjtat gjëra.

Ndërkohë, në Europë kanë kaluar katër vite që kur kontinenti nisi masat e ashpra të kursimit. Arkitektët e këtyre programeve na thanë që të mos shqetësohemi për impaktin negativ mbi vendet e punës dhe rritjen ekonomike – efektet ekonomikë do të ishin pozitivë, sepse kursimi do të frymëzonte besimin e njerëzve. E kotë ta thuash, besimi nuk u pa asnjëherë, dhe cmimi social dhe ekonomik ka qenë shumë i lartë. Por s’ka rëndësi: Të gjithë njerëzit seriozë thonë se “të rrahurat” duhet të vazhdojnë deri sa të përmirësohet morali.

Po cila ka qenë përgjigja e të mirëve?

Sepse ka të mirë, njerëz që nuk bien dakord me idenë që asgjë nuk mund dhe nuk duhet të bëhet për papunësinë në masë. Zemra e administratës Obama – ose modeli i saj ekonomik – është ai i duhuri. Federal Reserve ka vepruar kundër turmës që thërret se “po vjen inflacioni”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka nxjerrë studime të cilët hedhin poshtë pretendimet që programet e kursimit janë të padhimbje. Por këta njerëz të mirë duket se asnjëherë nuk janë gati të shkojnë deri në fund me atë që besojnë.

Shembulli klasik është paketa stimuluese e Obamës, që tashmë është e qartë që ishte e pamjaftueshme duke parë parashikimet e zymtë ekonomikë. Nuk po flas si me mendtë pas kuvendit. Disa prej nesh kanë paralajmëruar që në fillim se plani do të ishte i pamjaftueshëm – dhe për shkak se po fryhej shumë, vazhdimësia e papunësisë së lartë në fund do të diskreditonte të gjithë idenë e stimulit në mendjen e publikut. Dhe kështu rezultoi.

Ajo që nuk dihet aq mirë është se Federal Reserve, sipas mënyrë së vet, ka bërë të njëjtën gjë. Që në fillim, zyrtarët përjashtuan ato lloj politikash monetare që kishin më shumë shanse për të funksionuar – sidomos, cdo gjë që mund të sinjalionte një gatishmëri për të toleruar një inflacion disi më të lartë, të paktën përkohësisht. Si rezultat, politikat që ata kanë ndjekur nuk kanë sjellë shpresë, dhe kanë krijuar përshtypjen që asgjë nuk mund të bëhet.

E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë edhe në Japoni – rasti që motivoi këtë artikull. Japonia është ndarë në mënyrë radikale nga politikat e të kaluarës, duke adoptuar më në fund atë lloj stimuli agresiv monetar që ekonomistët perëndimorë u kanë bërë thirrje ta vënë në zbatim prej 15 vjetësh. Megjithatë, ka një dallim, një tendencë për të vendosur gjëra të tilla si targetet e inflacionit, më poshtë nga sa do e kërkonte situata. Dhe kjo gjë rrit riskun që, shtytja që politikat e reja do i japin ekonomisë nuk do të mjaftojnë për të hequr qafe një herë e mirë deflacionin.

Mund të pyesni përse ata, të mirët kanë qenë kaq të ndruajtur, ndërsa të këqinjtë me kaq shumë vetëbesim. Kam mendimin që përgjigja lidhet me interesat klasore. Por kjo do të jetë temë e një tjetër editoriali.

International New York Times

Artikulli origjinal:

(http://www.nytimes.com/2014/03/21/opinion/krugman-the-timidity-trap.html?ref=paulkrugman)

Leave a Reply

Back to top button