Ekonomi

Ekonomia e dëshpëruar e Europës

 

eur 1Desmond Lachman

Politikëbërësit në Europë mund të jenë të justifikuar nëse kanë lëshuar një psherëtimi lehtësimi, teksa dy ditë më parë shifrat e GDP-së tregojnë se ekonomia europiane u rrit me 0.2% në tremujorin e tretë të 2014-ës, duke i bërë të mundur kështu Europës që të shmangë zhytjen në recesion ekonomik. Megjithatë, përpara se politikëbërësit europianë të rrëmbehen prej këtyre shifrave, ata do të nduhet që t’i vendosin ndoshta në perspektivë.
Po kështu, ndoshta nuk do të duan të harrojnë se gjendja ekonomike e dëshpëruar e Europës aktualisht e lë atë shumë të ekspozuar ndaj riskut të dyfishtë, të deflacionit të çmimeve, dhe një fragmentimi të mëtejshëm politik.
E vërteta është që, edhe pas rritjes ekonomike pozitive në tremujorin e tretë të vitit, ekonomia europiane ende nuk ka arritur nivelet e pikut të para krizës së 2008-ës. Në fakt, më shumë se gjashtë vjet pas krizës ekonomike dhe financiare, niveli GDP të Europës sot mbetet 2.5% nën nivelin korrespondues të fillimit të 2008-ës. Sa për krahasim, niveli i GDP-së së SHBA sot është afro 8% më lart se sa në fillimin e 2008-ës. Kjo nënkupton që ekonomia e SHBA ka patur një performancë më të mirë se sa ajo e Europës gjatë gjashtë viteve të fundit, me një avantazh prej plot 10 %. Parë nga një tjetër këndvështrim, politikëbërësit europianë ndoshta duhet të mendojnë faktin që ekonomia e Europës aktualisht operon me afro 1.6 trilionë dollarë nën potencialin e saj.
eur 2
Një faktor ku duhet të përqëndrohen mendjet e politikëbërësve europianë është se një rritje ekonomike prej 0.6% në vit nuk do të ndihmojë aspak për të përmirësuar normën e papunësisë në Europë, e cila sot është 11.5% dhe jo shumë larg prej rekordit të viteve të pasluftës. Po kështu, performanca ekonomike e Europës në tremujorin e tretë nuk do të bëjë asgjë për të frenuar ngadalësimin në rritjen e pagave në Europë, që ka qenë një faktor i rëndësishëm në rënien e vazhdueshme të normës së inflacionit në zemër të Eurozonës. Teksa inflacioni në Europë në përgjithësi tashmë ka arritur në 0.4%, ose sa një e pesta e objektivit të vendosur nga Banka Qendrore Europiane, vazhdimi i kësaj rritjeje ekonomike pa shkëlqim si dhe papunësia e lartë, tani kanë afruar fantazmat e deflacionit. Eshtë gjëja e fundit që u nevojitet ekonomive plot borxhe të periferisë së Europës. Në këtë kontekst, rënia e Italisë në recesion (tremujori i tretë radhas me rritje ekonomike negative) duhet të jetë një shkak për shqetësim madhor.
eur 3
Mbetet të shpresojmë se politikëbërësit në Europë të paktën janë duke lidhur performancën shumë të dobët ekonomike të Europës, me fragmentimin e saj politik, që ka qenë i dukshëm gjatë viteve të fundit. Në mënyrë të veçantë, mbetet të shpresojmë se të paktën ata po bëjnë lidhjen mes ngjitjes shqetësuese të partive ekstremiste si Fronti Nacional i Marine Le Pen në Francë, apo partia e sapo krijuar Podemos në Spanjë, me kushtet e varfër ekonomikë dhe socialë në ata vende. Përndryshe, nëse politikanët nuk reagojnë me shpejtësi për të stimuluar një rritje ekonomike shumë më të shpejtë në Europë, ata do të duhet që të përballen me forcimin e partive politike që janë kundër idesë së qëndrimit të vendeve të tyre respektivë në Euro. /aei.org/
PERGATITI: bota.al

Leave a Reply

Back to top button