Ekonomi

Ekonomia ruse i largohet disi humnerës

Screen Shot 2015-04-21 at 09.27.26

Nga Leonid Bershidsky

Ka qenë interesante të shihej sesi ekonomia ruse do të ragonte ndaj uljes së ndjeshme të çmimeve  të naftës. Me pak ndihmë nga banka qendrore, recesioni i vendit nuk duket të jetë aq keq, sa ishte menduar më parë. Pas një periudhe fillestare, në të cilën rubla u zhvlerësua dhe inflacioni shpërtheu, me çmimet e ushqimeve deri 15.4 përqind më të larta në dhjetor 2014, në krahasim me një vit më parë – reagimi i bankës qendrore ruse, ka kthyer gjërat disi në normalitet.

Një rritje e mprehtë e normave afatshkurtra të interesit, aktualisht në 14 përqind, stabilizoi rublën dhe madje mund të marrë nën kontroll çmimet e konsumit. Ky episode, ka qenë një barrë e rëndë mbi standardet ruse të jetesës. Në tremujorin e parë të vitit 2015, të ardhurat e si pasojë e rregullimeve nga inflacioni, ishin poshtë 1.4 përqind nga një vit më parë. Shitjet me pakicë ranë me 6.7 përqind – dhe kompani të mëdha, të tilla si rrjeti i dyqaneve elektronike “M Video”, raporuan rënie edhe më të mëdha.

Veçanërisht importet u goditën fort, falë dëmtimit të fuqisë blerëse të rubles. Në janar dhe shkurt, ato ishin më pak se 37.9 për qind në krahasim me një vit më parë. Edhe financat e qeverisë nuk paraqiten më mirë. Standard & Poor parashikoi të premten se defiçiti fiskal i Rusisë do të rritej me 4.4 përqind këtë vit, më e lartë se shifra 3.7 përqind, që ishte parashikimi i qeverisë.

Megjithatë, ka shenja se një rubël më e lire, mund të jetë duke ndihmuar disa prodhues rusë të konkurrojnë me importet. Në fakt, prodhimi industrial pati rënë me 14.6 përqind në tremujorin e pare, në krahasim me vitin e shkuar, me industrine e veshjeve – e cila varet shumë nga lënda e parë importuar – duke shënuar kësisoj edhe rënien më të mprehtë. Megjithatë, prodhimi i ushqimit rus u rrit me 3.5 përqind, duke sugjeruar se zëvendësimi i importit, mund të mos jetë thjesht një ëndërr vere e presidentit Vladimir Putin.

Problemi mbetet një rubël e rilindur, do të sabotojë mundësimin e një rimëkëbëmjeje brenda vendit. Rubla është valuta që ka patur ecurinë më të mirë në botë këtë vit, duke fituar thuajse 16 përqind përkundrejt dollarit amerikan.

Thënë këtë, hartuesit e politikave nuk duan që ajo të rritet akoma më tej. Ministri i Ekonomisë, Aleksei Uljukaev thotë se e cilëson kursin  e këmbimit 50 rubla ndaj një dollari amerikan, një normë thelbësisht të justifikuar. Ndërkohë Guvernatorja e Bankës Qëndrore Elvira Nabiullina, tha të premten se banka është e gatshme të ulë normën bazë të interesit, një masë që sipas saj do të ndihmojë në vendosjen një tavani mbi rritjen e mëtejshme të rublës.

Kjo është pikërisht ajo që kërkojnë analistët. Ata paralajmërojnë se rubla është tejçmuar, dhe po fillon të gërryejë përparësinë konkurruese, që Rusia e pati fituar përmes zhvlerësimit të monedhës kombëtare. Ata do të donin të shihnin që Banka Qëndrore të blejë monedhat e huaja, për të ruajtur të ulët kursin e këmbimit dhe forcuar rezervat e saj, të cilat e ndalën rënien në mesin e muajit mars dhe qëndrojnë tek 354.1 miliardë dollarë. Bankierët janë të qartë mbi të njëjtën gjatësi vale me rregullatorin që duhet përdorur.

Pas vërejtjeve të Nabiullinas, rubla filloi të bjerë, duke humbur rreth 1.5 përqind kundrejt dollarit. Sidoqoftë, performanca e Rusisë ka bërë që disa analistë të jenë pak më shumë optimistë, lidhur me thellësinë e recesionit të saj. “Standard & Poor” tashmë parashikon një rënie prej 2.6 përqind të prodhimit ekonomik, afër pritshmërisë së “Goldman Sachs”, dhe më e ulët sesa dakordësia e Bloomberg, mbi një tkurrje prej 4.05 përqind. Pavarësisht se kanë qenë çuditërisht tolerantë ndaj politikave cinike të Putinit, rusët nuk do të flenë gjumë, duke pritur një tjetër kolaps ekonomik. Ata kanë mësuar një apo dy gjëra që prej rënies së Bashkimit Sovjetik, rreth asaj sesi duhen trajtuar krizat, dhe pa marrë parasysh sa me zë të lartë ankohen (një tipar ky kombëtar), këto aftësi nuk po i çojnë shumë larg. /“Bloomberg View”/ Bota.al

Leave a Reply

Back to top button