Ekonomi

Ekonomia ruse s’mund të bëjë pa Perëndimin

Screen Shot 2015-05-04 at 08.50.16Nga Chris Weafer

“Moscow Times”

Parada e 9 Majit në Sheshin e Kuq të Moskës, tradicionalisht kremton fundin e Luftës së Madhe Patriotike, dhe këtë vit, duke qenë 70 vjetori, festa është më e veçantë. Ceremonia e këtij viti, do të jetë e veçantë edhe për një arsye tjetër;ajo me shumë gjasa, do të shënojë zyrtarisht fundin e angazhimit të gjatë 20-vjeçar të Rusisë politike me Perëndimin, dhe do të sinjalizonte një zhvendosje të re drejtuar nga Lindja, dhe ndaj vendeve të tjera në zhvillim.

Grupi i udhëheqësve botërorë, që do të marrin pjesë në paradën e Sheshin e Kuq, do ta pasqyrojë këtë ndryshim. Arsyet politike për rifillimin e përballjes me Perëndimin, tani janë kuptuar mirë. Ndërsa udhëheqësit perëndimorë, vazhdojnë të shprehin zhgënjimin ndaj veprimeve të Rusisë, Kremlini është i frustruar nga ajo që e sheh si një mospërfillje totale, në mos një mungesë respekti, për interesat kombëtare dhe shqetësimet e Rusisë.

Është shumë herët për të thënë, nëse kjo histori do të përfundojë me një divorc të kontestuar ashpër apo me një trimëri të gjatë dhe e të qëndrueshëm, sa për të përmendur përshkrimin famshëm, që është me siguri një “ndarje e ndërgjegjshme” nga të dyja palët. Nga ana e saj, Rusia po forcon sërish raportet me Azinë dhe me kombet e tjera në zhvillim.

Lidhjet politike me Kinën, janë thelluar në të gjitha aspektet. Udhëtimi i fundit i kryeministrit Dimitri Medvedev në Azinë Juglindore, tregoi se Moska dëshiron të zgjerojë marrëdhëniet në jug, përveç Japonisë. Marrëdhëniet me Tokion, duket se do të mbeten aq problematike sa me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh lidhjet e forta me Uashingtonin.

Ndërkohë Moska, po përpiqet qartazi të ndërtojë lidhje me vendet në zhvillim në pjesët e tjera të botës, dhe samiti i këtij viti i BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), i cili do të mbahet në qytetin rus të Ufas në korrik, do të shfaqë organizatën më të forte dhe me ambicje në rritje.

Ajo që e filloi jetën si akronimi i një banke investimesh, është duke u shndërruar në një forcë politike, sigurisht brenda formatit të Kombeve të Bashkuara, dhe në një bllok të rëndësishëm ekonomik. Ndoshta së shpejti ne mund të shohim të shtuar një “T”, nëse Turqia do të bindet të marrë pjesë zyrtarisht në të.

Ftohja me Perëndimin, i dha gjithashtu një shtysë të re përpjekjeve të Moskës, për ta bërë Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (BEE) një bllok të vërtetë ekonomik. Armenia iu bashkua 3 vendeve themeluese në janar dhe Kirgistani iu bashkua në 1 maj. Me shumë gjasa Taxhikistani dhe, përfundimisht edhe Uzbekistani, do t’i bashkohen këtij organizmi.

BEE nuk është ende një lojtar i thekur në arenën globale dhe duhet të zgjidhë shumë prej problemeve të fazës së hershme, sikundër u përball në vitet e tij të para edhe Komisioni Ekonomik Evropian, që evoluoi më pas në formatin aktual të BE-së. Por BEE, duke qëndruar së bashku me BRICS dhe zgjeruar marrëdhëniet kinezo-ruse, është pjesë e një kombinimi shumë më të rëndësishëm politikisht dhe ekonomikisht të qëndrueshëm.

Pikërisht për këtë arsye, shumica, në mos të gjithë, liderët e Azisë Qëndrore do të jetë në podium në 9 maj në Sheshin e Kuq. Por ndërsa synimet politike janë mjaft të qarta, çfarë mund të thuhet për ekonominë? Në vështrimin e parë, shifrat e bëjnë një histori bindëse. Sipas llogaritjes së Bankës Botërore, vëllimi i Prodhimit të Bbrendshëm Bruto i 5 vendeve të BRICS ishte 32.6 trilionë dollarë në vitin 2013. Një shifër kjo e krahasueshme me volumin e PBB-së prej $ 31.1 trilionë dollarë të 5 vendeve më të zhvilluara të botës.

Por a është një ide e mirë për Rusinë, të zhvendosë investimet dhe bizneset e saj larg nga Perëndimi, në Kinë ose në vende të tjera të BRICS? Shifrat e PBB duken bindëse, por kjo nuk është ajo për të cilën ka nevojë Rusia. Shumica e vendet në zhvillim, janë duke konkurruar për llojin e investimeve të brendshme, për të cilat Rusia ka nevojë aktualisht, duke u përqëndruar kryesisht tek rritja e burimeve sesa tek ekonomia.

Kina e ka bërë të qartë se është e interesuar kryesisht, për të investuar në dy fusha të ekonomisë ruse:industria dhe infrastrukturan nxjerrëse. Në mënyrë të veçantë, kompanitë kineze janë në kërkim të zbatimit të projekteve, që mund ta ndihmojnë Kinën të sigurojë burimet dhe lëndën e parë për industritë e veta.

“China National Petroleum Corporation” tashmë zotëron 20 përqind të projektit më të madh energjitik të Rusisë në Jamal, prodhimi i së cilës do të transportohet në Azi. Kina ka blerë edhe furnizime të konsiderueshme nafte, dhe vitin e kaluar nënshkroi më në fund një kontratë të madhe për furnizimin me gaz nga Gazpromi.

Zyrtarët në Pekin, nuk e fshehin faktin se e mirëpresin mundësinë për të përmirësuar sigurinë energjitike të vendit, e cila i ofrohet për shkak të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Oreksi i Kinës, është larg të qënurit i kënaqur. Ndaj dhe është gati për të formosur më shumë marrëveshje, në qoftë se kompanitë ruse të naftës dhe gazit duan të shesin kapital shtesë.

Zonë tjetër interesi për Pekinin, që është gjithashtu shumë e dukshme në të gjithë Azinë Qëndrore, është investimi në projekte të infrastruktures, çka mendohet se mund t’i lejojë një qasje më të gjerë e me të shpejtë në tregjet në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Rijetësimi i linjës rrugore dhe hekurudhore trans-Rusi dhe trans-Kazakistan është ndër prioritetet kryesore të Kinës.

Por përtej industrive nxjerrëse dhe ndoshta të linjave të transportit, edhe pse përpiqet të blejë pajisje gjithnjë e më të sofistikuara ushtarake, Kina s’duket të ketë një oreks të madh për të investuar në Rusi. Një delegacion i bankierëve kryesore rusë në Kinë vitin e kaluar, u kthyen në shtëpi duarbosh.

Ngjashëm, nga brenda kombeve të tjera BRICS, dhe në mesin e vendeve në zhvillim në përgjithësi, ka pak mundësi për ta ndihmuar Rusinë të realizojë ambicjen e saj, për t’u rikthyer tek një nivel më i lartë i rritjes së qëndrueshme, apo edhe për të krijuar një ekonomi më të diversifikuar.

Sigurisht, vendi mund të diversifikojë burimet e disa produkteve si psh kategoritë e ushqimeve, por relativisht pak tjetër gjë.

Problemi është se, nga pikëpamja ekonomike dhe investimeve, Rusia është e angazhuar me vendet e tjera në zhvillim, vende dmth që kanë thuajse të njëjtën nevojë për t’u rritur. Por kjo rritje, mund të ndodhë, vetëm duke krijuar një klimë më të favorshme për investime, dhe duke punuar me kompani me përvojë, që kanë aftësinë dhe teknologjinë e duhur. Dhe të tilla, ndodhen në vendet e zhvilluara perëndimore.

Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm, se rritja ekonomike e Rusisë filloi të ngadalësohej nga mesi i vitit 2012, kur motorët e mëparshëm të saj siç ishin kryesisht industritë e konsumit, u ngadalësuan, për shkak të një kombinimi faktorësh që ishin të paqëndrueshëm. Pjesërisht kjo i detyrohej një efekti bazik, dmth rritja në një ekonomi të vlerësuar në 2 trilionë dollarë (2012), është më e vështirë sesa kur PBB-ja është vetëm 200 milionë dollarë, dhe pjesërisht sepse ekonomia s’mund të vazhdojë të përballojë rritjen e dyfishtë të pagës nominale.

Siç e dimë, rritja ekonomike u ngadalësua në vetëm 1.3 përqind në vitin 2013, edhe pse çmimi i naftës mesatarisht ishte afër 110 dollarë për fuçi, dhe sanksionet nuk ishte shfaqur ende. Modeli i vjetër ishte i vjetëruar, dhe një model të ri investimi ishte i nevojshëm. Ngjarjet e 15 muajve të fundit, dëshmojnë se kjo nevojë është edhe më e madhe sot, dhe ky kuptim është ajo që nxit zëvendësimin e  importeve të qeverisë, apo lokalizimin e prodhimeve.

Për të punuar mbi nevojat që ka vendi, është e nevojshme përfshirja e kompanive me përvojë, direkt ose në bashkëpunim. Fatmirësisht, dhe deri më tani, ky mesazh duket të jetë kuptuar mirë nga krerët  e qeverisë. Shumë ngjarje të vitit të kaluar, me siguri do të rezultonin ndryshe, nëse askush nuk do të shqetësohej për ekspertizën perëndimore mbi ekonominë ruse.

Shënim:Chris Weafer është një partner kryesor i “Macro Advisory“, një kompanie konsulente për kompanitë e huaja që kërkojë të investojnë në Rusi.

A.G./BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button