Enciklopedike

EKSPERIMENTE ME NJEREZ / Projekti 4.1

proj 4 1Projekti 4.1 ishte emërtimi i një studimi mjekësor i kryer nga SHBA për ata banorë të Ishujve Marshall që qenë të ekspozuar ndaj rrezatimit që u shkaktua prej testit bërthamor të 1 marsit 1954 në Kështjellën Bravo në Bikini Atoll. Në dekadën e parë pas testit, efektet ishin të paqartë dhe ishte e vështirë të bëhej statistikisht lidhja me ekspozimin ndaj rrezatimit: abortet dhe vdekshmëria foshnjore u dyfishuan tek gratë e Rongelap në 5 vitet e parë pas aksidentit, por më pas u rikthyen në normalitet; disa programe zhvillimi si dhe rritjeje me defekte u vunë re tek fëmijët, por jo një model i qartë. Në dekadat që vijuan, efektet ishin të pamohueshëm. Fëmijët nisën të vuajnë nga kanceri në tiroide dhe deri në 1974, afro një e treta e të ekspozuarve patën zhvillime neoplazmash.

Siç shkruante Departamenti i Komisionit të Energjisë mbi rrezatimin njerëzor “duket se nevojitet në mënyrë të menjëhershme një studim i efekteve të rrezatimit, sa i përket trajtimit mjekësor të popullsisë së ekspozuar”. Raporti konkludonte gjithashtu se “qëllimi i dyfishtë i atij që sot është një program mjekësor, ka bërë që banorët vendas të mendojnë se janë përdorur si kavje në një eksperiment rrezatimi”.

 

Leave a Reply

Back to top button