Horizonti.al

Eksperimente të çuditshme filozofike: Gomari i Buridanit

Screen Shot 2016-07-15 at 15.01.17

Një gomar gjendet i vendosur mes dy mullarëve me sanë, të dy shumë joshës. Nuk ka absolutisht asnjë dallim në mes tyre. Çfarë do të bëjë gomari? Sa më shumë që i shtohet uria, aq më shumë dëshiron që të hajë dhe aq më e rëndësishme bëhet zgjedhja e tij. Nëse asnjëri mullar nuk ka avantazh mbi tjetrin, si mund të vendosë gomari?

Ai do të vazhdojë të medituar zgjedhjen, derisa të ngordhë. Ndonëse ky eksperiment i mendimit quhet Gomari i Buridanit, ai nuk përmendet askund në veprat e filozofit të shekullit të 14-të. Ide të ngjashme mund të gjenden pas në kohë, që tek Aristoteli. Ndoshta ky eksperiment thjesht duhet të kryhet, për të gjetur se si do të sillej një gomar i vërtetë dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të rëndësishme rreth vullnetit të lirë. Sado e lehtë që mund të duket për të gjetur një gomar në akademi, mund të jetë problem për të gjetur ushqim identik për t’ia ofruar atij./bota.al

Leave a Reply

Back to top button