Alegoria e Shpellës e Platonit ka për qëllim të na mësojë në lidhje me konceptimin e realitetit nga Platon. Për Platonin, realiteti që ne prekim me shqisat tona nuk ishte asgjë më shumë, se një hije e një realiteti më të lartë. Kjo ide mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar, kështu që ai e shprehte atë në formën e një alegorie: Ju e gjeni veten të lidhur me zinxhirë në një shpellë, jo në gjendje që të lëvizni kokën. Gjithë sa mund të shihni është një mur para jush.
Ju dëgjoni njerëz të tjerë të lidhur me zinxhirë pranë jush, por nuk mund t’i shihni ata. Diku prapa jush një zjarr është duke hedhur dritë mbi mur. Kur njerëzit kalojnë në mes zjarrit dhe murit, ju mund të shihni hijet e tyre dhe dëgjoni jehona të mbytura. Me aq sa dini, e vetmja gjë janë hijet. Pastaj, në një farë mënyre, ju e gjeni veten të lirë.
Ju ngriheni, shihni zjarrin dhe shihni objektet që shkaktojnë hijet. Ju shihni dhe një rrugëdalje nga shpella. Me të dalë jashtë, sytë i keni si të verbuar, por shumë shpejt njiheni me botën reale. Nëse do ju tërhiqnin sërish brenda në shpellë, sytë nuk do të përshtateshin me errësirën. Nëse do të përpiqeni t’ua shpjegoni natyrën e realitetit njerëzve të tjerë që janë të lidhur me zinxhirë, ata do të mendonin që ju jeni i marrë, do ju vinin në lojë, e madje edhe mund t’ju vrisnin./bota.al
https://www.youtube.com/watch?v=LTWwY8Ok5I0