Histori

Eksperimente të tmerrshëm: Hekuri radioaktiv i Universitetit Vanderbilt

vanderbiltNë vitin 1945, studiuesit në Universitetin Vanderbilt nisën një studim për të zbuluar normën e përthithjes së hekurit tek gratë shtatzana. Metoda e tyre e preferuar e matjes ishte hekuri radioaktiv. Studiuesit i dhanë pilula 829 grave anemike, pa ua thënë se po konsumin dicka radioaktive. Falë pilulave, gratë morën nivele rrezatimi 30 herë më të lartë se sa ekspozimi normal. Studimi kishte një objektiv të dytë: të vërente efektet afatgjatë të rrezatimit mbi fëmijët. Ka gjasa që studimi të ketë shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve: një vajzë 11 vjecare dhe dy djem, të moshës 11 dhe 5 vjec. Vanderbilt përfundoi në një cështje gjyqësore pas padisë së nënave të fëmijëve të vdekur, dhe më pas zgjidhja u gjet pas pagimit të 10 milionë dollarëve.

Leave a Reply

Back to top button