Histori

Eksperimenti komunist me emrin Piteshti: Kur kërkohej të riedukohej edhe shpirti

Burgu i Piteshtit qe një ferr i krijuar për lavdinë e Rumanisë socialiste: midis mureve të tij vdekja bëhej pothuajse shpresë. Në ndryshim nga sa ka ndodhur me kriminelët nazistë, asnjë prej përgjegjësve të këtij “laboratori të tmerrit” nuk u ndëshkua ndonjëherë

piteshti

Piteshti është një qytet i vogël i ndodhur nja 100 kilometra në veriperëndim të Bukureshtit që fsheh kujtesa e tmerrit të kryer në burgun e tij. Pikërisht në Piteshti ngrihej dikur një burg special për “riedukimin” e të burgosurve politikë: këtu, midis viteve 1949 e 1952, u kryen në fakt mizori të tilla sa ta shtrëngonin regjimin jo të butë të atëhershëm të ndërhyjë, duke i eliminuar fizikisht përgjegjësit e tyre. Qe pikërisht Rumania, bashkë me Çekosllovakinë, që i dhanë një kontribut origjinal historisë së represionit politik në Europën Qendrore e Juglindore, duke futur në kontinentin europian metodat e “riedukimit politik”. Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, Rumania kishte mbetur monarkia e vetme e Bllokut Qendror. Gjatë vitit 1947 komunistët, fuqimisht në qeveri nga 1945, vendosën “diktaturën e proletariatit” dhe me 31 dhjetor të atij viti e shtrënguan Mbretin Mihail (Mikel) që të abdikojë. Lindi kështu Republika Popullore Rumune, e formalizuar me kushtetutën e 13 prillit 1948 dhe në nënshtrim të plotë kundrejt Moskës…

[real3dflipbook id=”777″]

 

Leave a Reply

Back to top button