Enciklopedike

Eksporti i iluzioneve amerikane

Screen Shot 2015-07-11 at 23.32.38

Seria: Ja si na i ushqen kultura, të gjithë iluzionet tona. Të mirët dhe të dëmshmit

Etan Uoters, argumenton në librin e tij “Të çmendur si ne”, se SHBA-ja e ka eksportuar qasjen e saj ndaj sëmundjeve mendore në vende të tjera. Kjo ndodh edhe kur përkufizimet amerikane të sëmundjes, nuk i përshtaten kulturës tjetër së simptomave. Ndonëse një antibiotik mund të shërojë të njëjtin infeksion bakterial kudo në botë, ajo qasje s’mund të funksionojë, kur kemi të bëjmë me trajtimin e sëmundjeve mendore.

Uoters pyet nëse ne jemi duke i ndihmuar apo dëmtuar pacientët, në rast se nuk i njohim zakonet e ndryshme që përcaktojnë iluzionet tona, dhe për t’i trajtuar ato në përputhje me rrethanat. “Kjo nuk do të thotë se këto sëmundje dhe dhimbje të lidhura me to nuk janë reale, apo që vuajtësit qëllimisht i formësojnë simptomat e tyre, në përshtatje me një zakon të caktuar kulturor”- shkruan ai. “Kjo do të thotë se një sëmundje mendore, është një sëmundje e mendjes, dhe nuk mund të kurohet pa kuptuar idetë, zakonet, dhe predispozitat- zbukurimet idiosinkretike kulturore-të mendjes që është mikëpritësja e saj”.

Pas cunamit të vitit 2004 në Sri Lanka, psikiatërit amerikanë nxituan për të ndihmuar të mbijetuarit.

Ata supozonin, se sri-lankasit do të shfaqnin simptomat e çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD). Por kjo ishte në kundërshtim me kulturën kombëtare. “Nuk ishin ankthet apo parafytyrimet, ato ndaj së cilave ishte e shqetësuar shumica e popullsisë”- tha eksperti i traumave Gaitri Fernando gazetës “New York Times”. “Plaga më të thella psikologjike për ata banorë, nuk ishte stresi post-traumatik, sesa humbja apo shqetësimi mbi rolin e dikujt në grup“. Aty ku amerikanët shihnin dëmtime mendore, sri-kankasit panë dëme tek grupet e tyre sociale. Profesori amerikan i psikologjisë, Ken Miler, vërejti rezultate të ngjashme në Afganistan, Bosnje, dhe Guatemalë.

Simptoma PTSD nuk përputhej me traumat e lidhura me luftën, që u zhvillua në ato vende. Eksportimi i psikiatrisë amerikane në vende të caktuara, të zhvilluara apo jo, mund të jetë më shumë  një mospërputhje kulturorem, sikurse ishte dërgimi i mjekëve magjistarë namibianë, për të trajtuar pacientët amerikanë pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.

Nëse ankthi mbi ndryshimet në botë, prodhon iluzione për disa njerëz, a mos po i rëndojnë me keq problemet psikiatrit amerikanë, duke insistuar në ndryshimin e mënyrës se kulturave të tjera në përcaktimin dhe përballimin me burimet e tyre të stresi?

Ndërsa do të flasim shkurtimisht për to, idetë amerikane mbi psikiatrinë, jo gjithmonë e vënë shenjën e barazimit për trajtime më të mira dhe rezultate për pacientët. Ata nuk janë ndërmarrë gjithmonë në interesin më të mirë të pacientit./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button