Analiza

Ekuivoku njëthundrak i ISIS-it

IMG_0011Cisterna të padukshme, mijëra mushka, asnjë naftësjellës. Si ka mundësi që ISIS’i shet përditë një det me naftë dhe Perëndimi nuk e sheh? Kur lajmet janë njëthundrakë

Ekspertët thonë se Emirati islamik i ISIS është i pavarur financiarisht edhe sepse fiton 2 milionë dollarë në ditë nga shitja e naftës së nxjerrë në territoret që ka pushtuar, në vende ku deri pak kohë më parë operonin kolosë të fushës, si francezja Total dhe anglo’holandezja Shell. Por dy milionë dollarë i korrespondojnë më shumë se 20 mijë fuçi në ditë, dhe secila fuçi ka brenda 160 litra. Domethënë, ISIS-i i shet dikujt 2800 ton naftë, çdo ditë.

Si e bën?
Nuk e shohin satelitët se kush vjen të marrë 2800 ton naftë, përditë? Dhe nga vjen ky dikushi? Edhe kjo nuk vihet re, duke patur parasysh që për ta transportuar duhen afro 130 kamionë çisternë?
Domethënë satelitët nuk i shohin 130 autoçisternat që çdo ditë venë e vijnë në territoret e ISIS-it? Që në kohët e filmit “Duel” të Steven Spielberg nuk shihej një autoçisternë kaq demoniake, dhe tani qenkan madje njëqind e tridhjetë por askush nuk i sheh, askush nuk i bombardon?
Jeni të habitur? Ka edhe më. Shumë më tepër. Këto shifra mund t’i shumëzoni madje me tre, sepse çmimi i naftës kontrabandë do të ishte më pak se një e treta në krahasim me kuotimet e përditshëm: për të fituar 2 milionë dollarë në ditë duhet të shumëzoni fuçitë, të cilat mund të jenë në fakt deri 100 mijë në ditë, duke i kaluar 10 mijë tonët, domethënë aq sa prodhimi i përditshëm i një vendi eksportues si Sudani.
Dhe satelitët e kundondodhur nuk shohin as se në cilin port ankorohen anijet që shkojnë të kontrabandojnë gjithë këtë naftë? Kush është drejtori i logjistikës, magjistari Silvan? Sim sala bin… ((alias Bandar bin Sultan bin Abdulaziz Al Saud).
Sigurisht, Wall Street Journal thotë se trafiku ndodh me varka që ndjekin rrjedhën e lumit Oronte, si edhe kontenitorë që ngarkohen në kurrizin e mushkave dhe gomerëve shumë “finokë” që shmangin doganierët turq, sepse përshkojnë shtigje pak të rrahur. Një njëthundrak i hekurt që është në gjendje të përshkojë distanca të gjata. Sa mushka duhen për të transportuar mijëra tonë? Pra, “La Saipem” dhe të gjithë ndërtuesit e naftësjellësve kanë gabuar krejt. Përse duhen harxhuar aq shumë para për të ndërtuar naftësjellës shumë të komplikuar përgjatë mijëra kilometrave? Mjafton të kesh ushqimin e mjaftueshëm, njëthundrakë të duruar dhe kështu do të kishim shpërndarë të gjithë hidrokarburet e botës…
Ja pra, është me të vërtetë rasti për të ndërtuar një koalicion të madh me 40 shtete për të shkuar dhe zbuluar këtë mister të pazgjidhshëm, që sfidon cdo ligj të optikës dhe fizikës.

Leave a Reply

Back to top button