Bota

Ekzekutimi i dy australianëve, tension diplomatik

Screen Shot 2015-04-29 at 13.51.26

Stuhi diplomatike mes Australisë dhe Indonezisë. Qeveria australiane ka kërkuar tërheqjen e ambasadorit të saj nga Indonezia pas ekzekutimit me vdekje të Endrju Cen dhe Miran Sukumaran dy shtetas australianë të akuzuar për trafik droge. Së bashku me ta u ekzekutuan edhe gjashtë persona të tjerë,, një indonezian, një Brazilian, tre Nigerian dhe një shtetas nga Gana. 8 të dënuari, shtatë të huaj dhe një indonezian u pushkatuan mbrëmjen e djeshme. Reagimi i Kryeministrit australian Toni Abot ishte shumë i ashpër:

“Këto ekzekutime janë të pamëshirshme dhe të kota. të pamëshirshme sepse Endrju dhe Miran kaluan dhjetë vjet në burg para se të ekzekutoheshin. Dhe të kota sepse këta dy të rinj australianë ishin penduar për atë që kishin bërë gjatë qëndrimit në burg.”

Ende në pritje të ekzekutimit është edhe shtetasja nga Filipine Meri Zhejn Veloso. Në fillim u mendua se ajo u fal por autoritetet indoneziane bënë të ditur se ekzekutimi i saj thjesht është shtyrë. E njëjtë është situata edhe për francezin Serzh Atlaui, i dënuar gjithashtu për trafik droge por që është në pritje të vendimit të gjykatës ë apelit. Presidenti francez Fransua Holond ka kërkuar që atij t’i falet jeta.

Leave a Reply

Back to top button