Horizonti.al

Elefantë, kavie dhe arrinj: Kafshët e çuditshme që mbanin disa personazhe të famshëm historikë

Screen Shot 2016-08-02 at 09.47.33

Kompozitori i madh austriak Volfgang Amadeus Moxart, mbajti për disa vite në shtëpi një gargull të blerë vetë në vitin 1784; duket se zogu i bukur dhe melodioz e frymëzoi paksa edhe në disa vepra muzikore. Lorencit të Madhërishëm, mjeshtri i padiskutueshëm i Rilindjes në Firence, iu bë dhuratë një gjirafë, që megjithatë nuk pati pati fat:menjëherë pas mbërritjes në qytet, kafsha u bllokua në një cep të stallës, theu qafën dhe ngordhi.

Henrit III të Anglisë iu dhurua në vitin 1254 nga mbreti i Francës një elefant. Mbretëreshës së Anglisë Elizabet I, e bija e Henrit VIII dhe Ana Bolenës, iu bë dhuratë një kavie e vogël nga Amerika e Jugut, ku këto brejtës cilësoheshin të ngrënshëm dhe konsumeshin rregullisht në tryezë, por sovrania e mbajti atë për t’i bërë shoqëri.

Zhozefin Buharne, gruaja e parë e Napoleonit, i donte shumë kafshët, por më për “zemër” kishte një orangutang femër, që e mbajti me vete për vite me rradhë. Duke qenë i vetëdijshëm për pasionin e tij për Perëndimin, kapiteni Zebuljon Pajk i dhuroi presidentit amerikan Tomas Xheferson një ari të madh ngjyrë gri. Dhe çfarë mund të thuhet për Lord Bajronin? Kur jetonte në Kolegjin Triniti të Kembrixhit, ku qe e ndaluar të mbaheshin qentë, shkrimtari u detyrua të mbante një arush të vogël.

Gjenerali i papërmbajtshëm francez Lafajet, mbante në vaskën e banjës një krododil me të cilin zbavitej duke trembur miqtë. Në vitin 1513, Mbreti Manuel I i Portugalisë, në shenjë besnikërie ndaj Kishës Katolike, i dha Papa Leonit X një elefant të bardhë. Astronomi danez Tiko Brahe (1546-1601) adhuronte një dre, të cilën në thelb e trajtonte si një anëtar të familjes; kafsha fatkeqe, që ishin trajnuar në mënyrë të përkryer, ngordhi një ditë duke rënë nga shkallët. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button