Horizonti.al

A është e vërtetë që elefantët nuk harrojnë kurrë?

Screen Shot 2016-09-02 at 15.57.10Elefantët harrojnë, por ata kanë kujtesë mbresëlënëse. Ata kanë trurin më të madh se çdo gjitar mbi tokë, dhe disa besojnë se inteligjenca e tyre është e barabartë me atë të shimpanzeve dhe delfinëve. Elefantët jetojnë për dekada të tëra, dhe udhëtojnë në grupe familjare, të udhëhequra nga femrat më të vjetra. Për të qenë të suksesshëm, ata duhet të jenë në gjendje të mbajnë mend mirë miqtë dhe armiqtë, dhe ata kanë nevojë që të përshkojnë distanca të gjata mbi një terren të vështirë, teksa klima ndryshon nga viti në vit. Elefantët afrikanë dihet që janë të zotët të udhëheqin familjet e tyre në gropa të harruara me ujë, në kohë thatësire. Po kështu, janë në gjendje që të kujtojnë lëndime dhe keqtrajtime, si dhe të njohin rrobat e njerëzve që u kanë bërë dëm atyre. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button