Horizonti.al

Elizabet Graham, i parapriu me gati një shekull lëvizjes së Roza Parksit

Seria: Njerëzit pak të njohur nga historia, por që e ndryshuan mënyrën se si jetojmë çdo ditë

Në vitet 1850, mjetet e transportit në qytetin e Nju Jorkut, ishin kryesisht në pronësinë e privatëve, dhe operatorët e tyre këmbëngulën në ndarjen e tyre sipas përkatësisë racore. Kishte karroca për të bardhët, dhe karroca për zezakët. Kur Elizabet Graham, hipi në një tramvaj të tërhequr nga disa kuaj, që i përkiste kompanisë “Third Avenue Railroad”, ajo u nxorr me dhunë prej andej, për shkak se mjeti ishte përcaktuar vetëm për të badhët.

Ajo e paditi kompaninë në gjykatë, duke kërkuar dhënien fund të kësaj ndarje racore në qytet. Avokati i saj ishte Çester Artur, më vonë president i Shteteve të Bashkuara. Megjithëse e fitoi gjyqin dhe fitoi 250 dollarë dëmshpërblim, mjetet e mbetura në pronësi private në Nju Jork, nuk i dhanë menjëherë fund ndarjes racore. Ato vepruan kështu vetëm në vitin 1865, pasi përfundoi Lufta Civile. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button