Organizata përgjegjëse për dizenjimin e emoji-t, Unicode Consortium, shfaqi disa ditë para dizenjot e reja që po mendojnë të hedhin për vitin 2018.
Nuk është një listë përfundimtare, mundet që të mos përfshihen të gjitha këto që kanë paraqitur. Tema do të përfundojë javën e parë të janarit dhe përdoruesit do të mund t’i përdorin nga gjysma e vitit.
Disa emoji për 2018 janë skateboard, një fytyrë party, bukë (tip panine), një mango, kangur. Ka gjithashtu fytyra burrash e grash me krehje të ndryshme dhe ngjyra të ndryshme flokësh. Mes risive është edhe simboli “të dua” që prezantohet nga dy gishta të ngritur të përshëndetjes serfiste, vetulla të ngritura për të shprehur habi, një grua me leckë në kokë dhe një djalëi i ri me mjekër.
Nga personazhet e filmave janë zombit, shtrigat, vampirët, magjistarët dhe xhindi i llambës. Gjenden edhe zebra, gjirafa dhe iriqi. Në kategorinë e ushqimeve janë njokit, brokoli dhe sanduiçi. Në sistemin Apple këto emoji kanë mbërritur me disa ndryshime estetike, ashtu siç i shihni në foto. / Bota.al