Horizonti.al

Emri i Los Angelesit, lidhja e Xhimi Karterit me Pitagorën, dhuntia e rrallë e presidentit të 20 të SHBA, dhe fakte të tjerë interesantë

Screen Shot 2015-08-09 at 22.36.30

1. Në Bangladesh, fëmijët në moshën 15-vjeçare mund të burgosen, nëse kapen duke kopjuar në provimet e lirimit.

2. Dikur në një qytet zviceran, ishte e paligjshme të përplasje derën e makinës.

3. Emri i plotë i Los Angeles në SHBA është “El Pueblo de Nuestra Señora la Reina de Los Angeles de Porciuncula”. Fatmirësisht ka qenë e mundur që emri të shkurtohet në 3.63 përqind të madhësisë së tij origjinale:LA

4. Ish-presidenti amerikan Xhimi Karter, zbuloi një provë të re për teoremën e Pitagorës.

5. Vetëm një kafshë, përveç njeriut mund të pësojë djegie nga ekzpozimi i gjatë në diell: derri.

6. Në proporcion me peshën e tyre, burrat janë më të fortë se kuajt.

7. Me kalimin e moshës, ngjyra e syve tuaj bëhet më e shndritshme.

8. Balena Blu mund të prodhojë tinguj mbi 188 decibel. Kjo është zhurma më e madhe, e prodhuar nga një kafshë dhe që mund të gjurmohet deri 530 milje detare larg.

9. Shkallët spirale në kështjellat mesjetare, u ndërtuan sipas sensit orar. Kjo për shkak se të gjithë kalorësit, përdornin zakonisht dorën e djathtë. Kur ushtria armike do të ngjiste shkallët, ata s’do të ishin në gjendje të përdornin të djathtën e tyre e cila mbante shpatën, për shkak të vështirësive për të ngjitur shkallët. Kalorësit mëngjerashë, nuk kishin probleme të tilla, pasi ata s’mund të bëheshin kalorës, për shkak se supozohej se ishin pasardhës të djallit.

10. Presidenti i 20-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Garfield, ishte në gjendje të shkruante greqisht me një dorë dhe latinisht me tjerën, në të njëjtën kohë.

Leave a Reply

Back to top button