Në vitin 1869, Dimitri Mendelejev zhvilloi dhe publikoi tabelën periodike, ku elementet kimike janë të vendosur në bazë të vetive të tyre atomike dhe kimike. Ai kishte patur sukses në përpjekjen e tij për të gjetur një model logjik për organizimin e elementëve kimike. Një natë e kishte zënë gjumi mbi tavolinën e tij të punës, ndërsa kur u zgjua deklaroi se e kishte parashikuar renditjen e plotë të elementeve në një ëndërr:”Unë pashë në ëndërr një tabelë ku gjendeshin në vendet e tyre të gjitha elementet ashtu siç kërkohej.
Sapo u zgjova, e shkrova në një copë letër, dhe vetëm në një vend bëra një korrigjim që m’u duk i nevojshëm”. Ndersa qe duke fjetur, mendja e pandërgjegjshme e Mendelejevit sintetizoi dhe organizoi të dhënat, që mendja e tij e ndërgjegjshme kishte thithur gjatë punës. U krijua një kuptim më holistik dhe i plotë i çështjes, i cili është vendimtar për zgjidhjen e problemeve. / Bota.al