Analiza

Ëndrra e pamundur e Evropës

Screen Shot 2015-07-21 at 13.15.16

Nga Paul Krugman

Ka një farë përgjumje në lajmet që vijnë nga Evropa, por situata në thelb është më e tmerrshme se kurrë më parë. Greqia po përjeton një rënie më të keqe, sesa në kohën e Depresionit të Madh, dhe asgjë që po ndodh tani nuk ofron shpresë për rimëkëmbje.

Spanja është përshëndetur si një histori suksesi, pasi ekonomia e saj më në fund po njeh rritje – ndonëse papunësia në vend është 22 përqind.

Dhe ka ndërkaq një hark stanjacioni përgjatë gjithë kontinentit:Finlanda është duke përjetuar një depresion të ngjashëm me atë të Evropës Jugore, ndërsa Danimarka dhe Holanda po paraqiten edhe më keq se kaq. Pse gjërat kanë shkuar në drejtimin e gabuar?

Përgjigja është se kjo gjë ndodh, kur politikanët vetë-tolerues, injorojnë aritmetikën dhe mësimet e historisë.

Dhe këtu nuk e kam fjalën për të majtët në Greqi apo diku tjetër. Përkundrazi, i referohem burrave ultra-të respektuar në Berlin, Paris dhe Bruksel, të cilët kanë kaluar një çerek shekulli, duke u përpjekur ta drejtojnë Evropën në bazë të ekonomisë fantazioze.

Për dikë që nuk ka shumë haber nga ekonomia, apo ka zgjedhur të injorojë çështjet e vështira, krijimi i një monedhë të unifikuar evropiane, duket si një ide madhështore. Ajo do të ndihmonte të bëhej më lehtë biznes përtej kufijve kombëtarë, ndërsa shërben si një simbol i fuqishëm i unitetit.

E kush mund të parashikonte problemet e mëdha, që do të shkaktonte euro ? Në fakt, shumë njerëz. Në janar të vitit 2010, dy ekonomistë evropiane botuan një artikull të titulluar:”S’mund të ndodhë, është një ide e keqe, nuk do të zgjasë”, duke ironizuar ekonomistët amerikanë, të cilët kishin paralajmëruar se euro do të shkaktonte probleme të mëdha.

Siç doli më vonë, artikulli ishte një aksident klasik:në momentin që ishte duke u shkruar, të gjitha ato paralajmërime të tmerrshme, ishin në proces duke ndodhur Dhe artikulli që duhej të ishte një gjest i turpshëm – me listën e gjatë të ekonomistëve që sulmoheshin për pesimizmin e tyre kokëfortë – në vend të kësaj është bërë një farë podi nderi, se kush prej tyre kishte më shumë a më pak të drejtë.

I vetmi gabim i madh i euroskeptikëve, ishte nënvlerësimi i dëmeve që do të shkaktonte monedha e përbashkët e BE-së. Çështja është se nuk ishte aspak e vështirë për t’u parashikuar që në fillim, se bashkimi monetar pa atë politik, ishte një projekt shumë i dyshimtë.

Pra, pse Evropa duhej të shkonte përpara me të? Kryesisht, unë do të thosha sepse ideja e euros tingëllonte aq e mirë. Ajo dukej largpamëse, me mentalitet evropian, pikërisht lloji i mjetit që apelon njerëzve që mbajnë fjalime në Davos. Njerëz të tillë, nuk duan që ekonomistët e bezdisshëm, t’u thonë atyre se vizioni i tyre joshes, ishte një ide e keqe.

Në fakt, me elitën evropiane u bë shumë shpejt e vështirë për të ngritur kundërshtime, mbi projektin e monedhës së përbashkët.

E mbaj mend shumë mirë atmosferën e fillim të viteve ‘90:të gjithë ata që vinin në pikëpyetje dëshirueshmërinë e euros, përjashtoheshin nga diskutimet.

Për më tepër, nëse ishte një amerikan që shprehte dyshime, akuzohet pa një pa dy, se nxitej nga motive të fshehta – për të qenë armiqësore ndaj Evropës, ose se donin të ruanin “privilegjet e tepruara” të dollarit. Dhe euro lindi. Pas një dekadë, një flluskë e madhe financiare demaskoi problemet e saj themelore. Por tani, siç thashë, të gjithë frikërat e skeptikëve janë te përligjura. Për më tepër, historia nuk përfundon këtu.

Kur nisen problemet e parashikuara dhe të parashikueshme të euros, reagimi i politikës së Evropës ishte impononimi i kursimeve drakoniane ndaj kombeve debitore – dhe duke mohuar logjikën e thjeshtë dhe dëshmitë historike, që tregonin se politikat e tilla do të shkaktonin dëme të tmerrshme ekonomike, ndërsa do të dështonin të arrinin reduktimin e premtuar të borxhit.

Është edhe tani e habitshme, sesi zyrtarët e lartë evropianë hodhën poshtë me gëzim paralajmërimet, se ulja e shpenzimeve qeveritare dhe rritja e taksave do të shkaktojë recesione më të thella, teksa ata këmbëngulnin se çdo gjë do shkonte mirë, sepse disiplina fiskale do të inspironte besim (çka në fakt nuk e bëri.)

E vërteta është, se duke u përpjekur për t’u marrë vetem me borxhet e mëdha përmes kursimit- në veçanti, ndërsa ndjekur njëkohësisht një politikë të rreptë monetare- nuk ka funksionuar kurrë. Kur nuk funksionoi për Britaninë e pas Luftës së Parë Botërore, pavarësisht sakrificave të pafundme;pse dikush duhet të priste që të funksiononte për Greqinë?

Çfarë duhet të bëjë Evropa tani? Nuk ka përgjigje të mira – dhe arsyeja është se eurozona, është kthyer në një hotel dylekësh, një kurth që është vështirë për t’i shpëtuar. Në rast se Greqia do të kishte ende monedhën e vet,zhvlerësimi i saj, përmirësimin i aftësisë konkurruese dhë dhënia fund e deflaciont, do të kishte rëndësi të konsiderueshme.

Fakti që Greqia nuk ka një monedhë, dhe se do të duhet ta krijoje një të tillë nga e para, i ngre shumë ngre aksionet. Hamendja ime është se dalja eurozona, do të vazhdojë të jetë e nevojshme. Dhe në çdo rast do të jetë e domosdoshme, për të lehtësuar pjesën më të madhe të borxhit të Greqisë.

Por ne nuk kemi patur një diskutim të qartë të këtyre opsioneve, sepse diskursi Evropian është ende i dominuar nga idetë që elitat e kontinentit do të donin të ishin të vërteta, por që nuk janë. Dhe Evropa është duke paguar një çmim të tmerrshëm, për këto teprime monstruoze.

“New York Times”

Shqipërimi: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button