Horizonti.al

Endrra e përjetësisë

Screen Shot 2016-02-08 at 22.57.44

Arsyeja përse ka kafshë që plaken ngadalë dhe jetojnë më shumë se njeriu duhet të kërkohet tek stabiliteti dhe rezistenca ndaj stresit e rrjeteve gjenetike, apo më saktë të gjithë atyre aksioneve që përcaktojnë sjelljen e qelizave. Eshtë konkluzioni ku kanë arritur studiues të koordinuar nga Robert Shmookler Reis, një prej njerëzve më të ditur të këtij sektori të kërkimeve. Duke përdorur një model matematikor, ekspertët kanë studiuar disa kafshë, që pothuaj nuk tregojnë shenja plakjeje. Kërkimet kanë pikasur tre elemente tek të cilat duhet ndërhyrë për të “fikur” plakjen: një rrjet lidhjesh gjenetike efikase, madhësia e gjenomës (i gjithë materiali gjenetik i një organizmi) si dhe një sistem eficient riparimi të dëmeve të ADN. Nëse ëndrra për të jetuar përgjithmonë është ende larg, nga ana tjetër është më e mundur që, në një të ardhme të afërt, mund të asistojmë në lindjen e terapive të reja për sëmundjet që lidhen me moshën./bota.al

Leave a Reply

Back to top button