Horizonti.al

Energji, komunikim, marrëdhënie sociale: Fuqia e nënvlerësuar e bimëve

Screen Shot 2016-03-17 at 12.26.32

Nga Antony Funnell

Imagjinoni një të ardhme plot me kopshte trëndafilash, që gjenerojnë energji elektrike dhe pemë-robotike hibride, të cilat rriten në çfarëdolloj përmase për të cilën kemi nevojë. Antony Funnell hedh dritë mbi kufijtë e shkencës së bimëve, për të kuptuar atë që studiuesit thonë se është një nënvlerësim i fuqisë së organizmave bimore.

Me dakordësinë e tij, Magnus Bergren ka prishur një shumë të madh trëndafilash gjatë kërkimeve të tij për ta kthyer lulen e thjeshtë në një burim energjie. “Shumica e materialeve për pajisjet që kemi injektuar tek bimët, ishin në fakt ishin aq toksike, sa që bimët nuk mbijetuan”- thotë Bergren, profesor i elektronikës organike në Universitetin Linkëpingut në Suedinë e Jugut. “Por tashmë ne kemi zgjedhur materiale që përputhen mirë edhe me bimët. Unë mendoj se mund të gjenerojmë energji elektrike në brendësi të bimëve, për shembull përmes një sensori apo ndonjë pajisje tjetër që rregullon procesin e rritjes në një bimë. Këto material, përfshijnë një lloj polimeri të lëngshëm e të përçueshëm, të aftë për të kaluar përmes sistemit të kapilar të trëndafilit, duke kryer efektivisht instalime elektrike në të”- thekson ai.

“Ajo ku jemi përqëndruar në shkencën tonë, është vendosja e telave, baterive ose kapacitorëve brenda një rrjedhe”- vijon më tej Bergren. “Ne kemi vendosur elektroda në gjethe dhe hap pas hapi po shpërndajmë përbërës të tjerë, elektroda dhe tela në brendësi të bimës, kështu që ne në thelb i afrohemi një situatë ku kemi filluar ndoshta të  krijojmë një system, që e shndërron energjisë diellore që merr bima në energji elektrike.

Qëllimi përfundimtar, sipas Bergren, është për të krijohet një sistem që funksion prej energjisë së gjeneruar nga bimët, gjatë procesit natyror të fotosintezës. Por, ndërsa ai dhe ekipi i tij kanë provuar tashmë se është i mundur ndërtimi i një qarku elektronik funksional brenda një shkurreje, ëndrra për të shkuar më tej dhe krijuar një kopsht të energjisë së prodhuar prej diellit, është ende shumë vite larg.

“Ne po flasim për një skenar që mund të zbatohet pas ndoshta 20-30 vitesh”- thotë Bergren. “Nëse ne mund ta përdorim këtë si një sistem të konvertimit të energjisë në sasi të mëdha në të ardhmen, kjo do të varet shumë nga performanca që mund të arrihet. Vlen të kujtohet se qelizat diellore që kemi sot mbi çatitë e banesave tona, kanë një efikasitet të konvertimit të energjisë prej rreth 20 apo 30 përqind. Pra, duhet të gjejmë një mënyrë shumë të efektshme, nëse duam të konkurrojmë me panelet diellore”.

Robotë që ndërveprojnë me bimët teksa ato rriten

Në qytetin gjerman të Paderbornit, shkencëtari kompjuterik Heiko Haman ëshët gjithashtu duke eksploruar mënyrat e përdorimit të teknologjisë, për të ndryshuar funksionin e bimëve. Profesor Haman është pjesë e një projekti 4-vjeçar të quajtur “flora robotica”, që financohet nga Horizon 2020, Programi Kuadër i Bashkimit Europian për Kërkimin dhe Inovacionin. Fokusi i projektit, është zhvillimi i një sistemi pajisjesh të vogla robotike në përputhje me përmasat e një bime, për të ndërvepruar me të teksa ajo rritet.

Haman parashikon përdorimin e tyre në bujqësi, ku sensorët robotikë do të mund të përdoren për të ndihmuar fermerët t’i përgjigjen në mënyrën më të duhur nevojave të një bime, dhe për këtë arsye përshpejtuar rritjen e saj. Por ai gjithashtu sheh një potencial për krijimin e asaj që i quan “objekte arkitektonike” të bëra me porosi. “Ajo që kemi në mendje është pasja e më shumë robotëve që ndërveprojnë me bimët dhe që rriten në mënyra të ndryshme nga ajo që njohim ne sot”- thotë ai.

“Ne synojmë të zgjerojmë proceset e rritjes natyrore në disa procese të rritjes artificiale, duke imponuar stimuj të ndryshëm tek bima dhe më pas rritjen e saj në forma të caktuara. Dhe kjo sipas shkencetarit mund të sjellë përfitime që lidhen me mjedisin. “Deri tani kemi rritjen e pemëve tona, dhe më pas shpenzimin e një sasie të madhe energjie, për t’i prerë dhe transportuar. Ne mendojmë:po nëse druri rritet në formën që ju duhet mbi  atë çka kërkoni të ndërtoni, ndoshta edhe në vendin ku është parashikuar ndërtimi? Pra ju keni nevojë për një shtëpi, që rritet së bashku me nevojat tuaja.

“Ne besojmë se këta robotë janë mënyra më e mirë për të bashkëvepruar me bimët, dhe në thelb mund të shërbejë si një kanal komunikimi midis bimëve dhe njerëzve”- shton ai. Nocioni i komunikimit bimë-njeri në një kontekst të tillë, mund të duket plotësisht funksional:një mënyrë e re që njerëzit të mund të ushtrojnë edhe një herë dominimin e tyre mbi mjedisin natyror.

Aspekti social i bimëve

Rrojtari i pylliy, Peter Vohleben, është bërë një figurë e njohur mediatike në Gjermani me librin e tij bestseller “Jeta e fshehtë e Pemëve”, në të cilën ai shpreh bindjen e tij se pemët janë subjekte sociale që jo vetëm të rriten së bashku, por komunikojnë me njëra-tjetrën në mënyra të ndryshme. Në pamje të parë kjo është një ide e diskutueshme, por ai nuk është personi i vetëm që ka mbërritur në këtë përfundim.

Ajo që ndan të njëjtën bindje me të është Suzan Simard, profesoreshë e ekologjisë pyjore në Universitetin e British Columbia në SHBa. Simard ka shpenzuar shumë vite duke studiuar atë që quhet simbioza mykorizale:teoria se format e ndryshme të kërpudhave që rriten nëpër rrënjët e pemëve veprojnë si një lloj rruge për komunikim, thuajse si neuronet në trurin e kafshëve.

“Këto kërpudha funksionojnë duke u rritur në tokë dhe marrë ujin dhe lëndën ushqyese të cilat ia rikthen pemës. Kjo është një simbiozë, për shkak se ata jetojnë së bashku në një rrënjë, dhe për shkak se në mënyrë të ndërsjelltë pema i siguron fotosintezën në këmbim të këtyre ushqyesve dhe ujit që kërpudhat mbledhin nga sipërfaqja e tokës.

Arsyeja pse ne themi se pemët mund të komunikojnë, është se tek këto kërpudha, disa prej tyre mund të jenë të lidhura në fakt së bashku me pemën. Pra, një kërpudhë që është e lidhur me një pemë, mund të rritet përmes tokës dhe lidhet me një tjetër pemë, me kusht që kërpudhat të jenë në përputhje me të dyja këto pemë”.

Sipas hulumtimit të Simard, pemët përdorin rrjetet e tyre të mykorizale për të shkëmbyer një gamë të tërë të informacioni biokimik, nga sasia e fotosintezës që kanë deri tek sa të pasura janë në ushqyes. “Unë e cilësoj atë një komunikim, sepse ka një rregullim të sjelljes. Ka ndryshime tek pemët para se të dërgohet komunikimi, ato që janë duke e dërguar komunikimin, dhe pastaj rezulton në një ndryshim të sjelljes nga pemët që marrin atë pjesë të informacionit. Kur kemi keni lloj përgjigjesh dhe efektesh, dhe ka një transferim informacioni që rezulton në këto ndryshime të mëdha të sjelljes, për mua ky është komunikim”.

Ç’është më e rëndësishmja, argumenton Simard, ka edhe prova të qëllimit. “Ne shpesh e rezervojmë termin komunikim për qëniet njerëzore, ku kemi ndër mend të ndryshojmë disa lloj modelesh apo sjelljesh, por në këtë rast mund te themi se edhe pemët gjithashtu kanë synime në të njëjtin kuptimin që ka një lloj mjedisi apo dukurie që po prek sjelljen e tyre, dhe se ato kanë nevojë për ta dërguar këtë informacion tek fqinjët e tyre.

“Ne e dimë që pemët e mëdha të vjetra – që i quajmë pemë mëma- komunikojnë me fidanet që janë të afërmit e tyre ose fëmijët e tyre dhe krijojnë hapësirë për ata fëmijë, në krahasim me fidanet që janë të huaj, dhe ata e bëjnë këtë nëpërmjet rrjeteve të tyre kërpudhore. “Në këtë kuptim pemët mëma, janë duke ofruar një mjedis të favorshëm për rigjenerimin e të afërmve të tyre, vetë gjeneve të tyre. Ky është një shembull sesi pylli sillet si një familje e madhe”- thotë ajo.

“ABC Sience” – Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button