Enciklopedike

Enigma / Mr. “X” i burgut të Izraelit

mrxMister X ishte një “burrë me maskë të hekurt” i kohëve moderne, i cili ishte mbajtur në izolim total në burgun Ayalon të Izraelit. As rojat nuk e dinin emrin e tij të vërtetë. Kur media mësoi për këtë njeri misterioz në vitin 2010, shpërthyen zërat në lidhje me identitetin e tij, teksa disa besonin që Mister X ishte në fakt Ali-Reza Asgari, një gjeneral i Gardës Revolucionare iraniane që ishte rrëmbyer nga Mossadi. Në vitin 2013, më në fund u zbulua se Mister X ishte Ben Zygier, një nënshtetas australiano-izraelit që kish qenë dikur anëtar i Mossadit. Aygier akuzohej se kishte lidhje spiunazhi në të gjithë Lindjen e Mesme, si dhe ishte përfshirë në veprimtari të Hezbollahut si dhe kishte lidhje në operacione në Iran dhe Siri. Zygier u arrestua në shkurt të vitit 2010 dhe dhjetë muaj më vonë vari veten me carcafë, në një qeli ku përjashtohej kategorikisht mundësia e vetëvrasjes. Natyra e akuzave ndaj Zygierit mbetet mister, por të shumtë janë ata që besojnë se ai kishte qëllim t’u shiste sekrete armiqve të Izraelit. Nëse është e vërtetë, informacionet duhet të kenë qenë tmerrësisht të ndjeshëm për të merituar rrethanat e habitshme të burgosjes së tij. Edhe vetëvrasja e Zygierit është vënë në dyshim. Qelia e tij ishte në vëzhgim konstant dhe ka të dhëna se janë gjetur shumë shenja në trupin e tij. Gjithashtu, pas vdekjes në gjakun e tij u gjend një substancë relaksimi për muskujt me emrin sucinilkolinë.

Leave a Reply

Back to top button