Nunc est Bibendum

ENOLOGJI / AMARONE – E kuqja italiane me nam

Barolo, Brunello,…. Amarone, janë kthyer tashmë në sinonime të vetë Italisë fqinjë.

-Nunc est Bibendum (Dhe tani te pijmë!)-

ANDI QINAMI

Meqenëse mes shqiptarëve është krijuar një tendencë që ta “pretendojnë” këtë të fundit, sapo kalojnë pragun e restorantit, apo thjesht ta përmendin me një lloj vetëbesimi për të cilin zor të gjendet shpjegimi, ja disa rreshta nga një artikull në një revistë sektoriale online, në të cilin, thjesht, pastër, bukur, gazetari ka shpjeguar në fakt ç’është, kjo e kuqe italiane me nam.

Amarone është një nga lavditë kombëtare italiane, një nga verërat më të famshme, shumë i lakmuar në botë për karakteristikat unike që e dallojnë. Bir i teknologjisë dhe gjeniut italian, tradita e tij i përket kohëve të fundit. Duhet thene qe lindi nga një gabim ose, me mire te themi, nga një ndryshim i pakontrolluar teknologjik që solli nje produkt ndryshe nga ai që pritej. Amarone është vëllai i Recioto-s së ëmbël (tjeter vere e kuqe tradite e zones): të dyja keto te kuqe përftohen nga rrushi i tharë (i lënë të thahet jo mbi hardhi, por në ambiente të mbyllyra, të posaçme) i varieteteve si corvina, corvinone, rondinella, oseleta e negrara … croatina shton dikush tjeter.

amarone3Bistakët, vilen me dorë në shtator lihentë thahen natyralisht në sirtare të vogla, në menyre që ujii permbajtur ne kokerr, te avulloje dhe përqendrohet po natyralisht. Rezultati është rrush pothuajse i thatë, dhe me një lëng tejet të koncentruar me nivel të lartë sheqeri. Në janar, kur rrushi shtypet, përqëndrimet e këtyre lëngjeve zhvillojne verëra shumë të rëndësishme e të strukturuara, të fuqishme dhe të pashoqe.

Dallimi kryesor mes Amarone-s dhe Recioto-s qëndron në fermentim: tek Amarone, të gjithë sheqernat konvertohen në alkool dhe ajo që përftohet është një verë e “vendosur”, e fuqishme dhe shume alkoolike. Në Recioto fermentimi ndalohet përpara se majatë të kenë fermentuar plotësisht sheqernat dhe produkti është një verë e paimitueshme për nga ëmbëlsia dhe eleganca.

Thuhet se rreth 70 vjet më parë, një vereberes kishte gjetur një fuçi Recioto-je të “çmendur”: këtu majatë (enzimat) natyrore të pranishme në verë, për një përzgjedhje natyrale, deri atehere te panjohur, e per nje rezistence të pazakonte ndaj alkoolit, kishin filluar të fermentonin dhe kisamarone2hin transformuar të gjitha sheqernat. Verëbërësi vuri re pra, se Recioto “ia kishte mbathur” dhe vera ishte kthyer në një “secco” (antiteza e asaj të ëmbël).

Për kohën kjo ishte një gabim i madh, sepse historikisht Recioto kishte qene më prestigjiozja verë e rajonit. Një gabim i madh, por edhe i mirë ky, sepse Amarone në 70 vjet jetë, është kthyer me të vërtetë në një krenari kombëtare dhe kryevepër e enologjisë botërore.

Një nga karakteristikat më të jashtëzakonshme të Amarones është jetëgjatësia e saj e pabesueshme. Me tej ky shkrim-studim i përkushtohej atyre prodhuesve historikë, të cilët kanë arritur, në mënyrë të shkëlqyer, të shfrytëzojnë, këtë ogur enologjik duke e bërë të paoksidueshëm (në një kuptim figurativ që shkon përtej fenomenit kimik)  në dekada.

Se kur Amarone filloi të njihej edhe këtej Adriatikut, nuk ështe e përcaktueshme e as me rëndësi këtu, por ajo çka mund të vihet re është se me dy tri ecejake më shumë se të përditshmet, në kryeqytet, konsumatori më i zellshëm i kësaj të kuqeje, do të gjejë Amarone-n, ndoshta më të mirë që ekziston, sipas disave prej më autoritarëve të botës së kritikës së verës. Edhe pse kjo Amarone, që këtu nuk përmendim për të mos i bërë nder askujt, nuk vjen nga zemra e Valpolicella Classica-s, që është edhe zona e amarone-s par excellence, (më lart na shpëtoi pa thënë), por nga diku tjetër aty ngjitur.

E meqenese i hymë këtij mundimi, pse të mos sugjerojmë edhe nja dy kombinime me ushqimin.

Edhe për verëdashesin me të vëmendshëm, nuk është fare e lehtë ti gjehet gatimi apo ushqimi që i shkon më mirë për shtat. Një njohës i jashtezakonshëm e pranon vështirësinë objektive të kësaj sfide e na përmend mishra me shumë erëza ose djathra me barishte.

Rregulli do që….. vera e zonës me pjatat e zonës, e pra … risotto all’amarone. Zonjat mund  të dëfrehen, meqë receta është lehtësisht e gjindshme online, gjoks pëllumbi etj. Do thoja se një djathi mesatarisht i stazhonuar, heq sikletin e zgjedhjes.

Amarone hyn në kategorinë passiti, por nuk është një verë e ëmbël. Ajo mund të kënaqë qiellzën e jo vetëm, gjatë një bisede mes miqsh, mund të jetë ajo vetë një bashkebisedues i mirë, por mund të jetë… edhe një shoqërues i përsosur i meditimit. Gëzuar!

 

Leave a Reply

Back to top button