MagazineNunc est Bibendum

Mjeshtri Magjik – një përkujtimore

Edhe pse ‘’jo i anëve tona’’, Mjeshtri Magjik siç e quan me simpati dikush, ishte një “Zotëri i verës”, mik virtual i “Nunc est Bibendum”, prandaj i meriton rreshtat  më poshtë.

Steven Spurrier, nuk mbante titullin Master of Wine, por nga të gjithë konsiderohej një mjeshtër i madh. Sipas miqve e bashkëpunëtorëve, “xhentil e i buzëqeshur, i pagabueshëm në degustim, kurioz e modest si vetëm njerëzit e mëdhenj dinë të jenë”. Muaji që shkoi e mori me vete, si bëri edhe me shumë të tjerë njerëz, të dashur për ne.

Pak vite më parë, në prag të publikimit të librit të tij, “Wine – A Way of life”, ai ndante me lexuesin pak kujtime nga jeta e tij. Është e kuptueshme, atëherë, pse vera për të, ishte një mënyrë të jetuari.

Nja dy vjet më parë, nipi im tetëvjeçar më pyeti: “Gjysh, pse je i famshëm?” Dhe gjithçka që duhej të bëja ishte t’i tregoja një kopje të librit të George Taber, “Judgment of Paris – California vs France” dhe testimi historik i vitit 1976 që revolucionarizoi verën. Dikujt mund t’i kujtohet filmi “Bottle shock” me aktorin britanik Alan Brickman, në rolin e Steven Spurrier, që tregon për këtë ngjarje. Një realizim shumë interesant, që vlen mundimin të shihet.

” Për ditëlindjen time të 21-të, gjyshja ime nga nëna më dhuroi një anëtarësim në Shoqatën e Verërave dhe një kuti vere me 12 shishe. Teksa këto dhurata më shtuan kënaqësinë e jetës, gjyshi im nga babai ma kishte ndezur flakën tetë vjet më parë, pas një darke të pragut të Krishtlindjes në shtëpinë e familjes në Derbyshire, duke thënë se isha mjaft i moshuar për një gotë Porto. Ishte e hatashme. “Çfarë është kjo, gjysh?”

“Cockburn’s e vitit 1908, biri im”.

‘’Në vitin 1950 prindërit e mi më morën mua dhe vëllain tim të madh me vete në Francë dhe Itali, ku bistrot dhe trattoria mishëruan të banquet-uarit për sëmbari, duke lënë një përshtypje shumëngjyrëshe në krahasim me Britaninë gri, të pasluftës. Në London School of Economics iu bashkova Klubit të Verërave, por tashmë, falë familjes sime, nuk kishte asnjë dyshim që vera do të bëhej profesioni im.

Po sipas vetë mjeshtrit: “Qëndrimi im ndaj verës – lënë mjënjanë mantra-n, “pi për humorin tënd, jo për t’u ushqyer” – bazohet në Tre P-të: P-ja numër 1 = (Place) Vendi – aty ku janë vreshtat, përgjithësisht shumë të këndshme për t’u vizituar; P-ja numër 2 = (People) Njerëzit – ata që prodhojnë verë, të cilët në përgjithësi janë të mirë, dhe nëse janë të këqij, ata do të bëjnë verë të keqe; P-ja numër 3 = (Product) prodhimi apo rezultati i shumës së P1 dhe P2. Teksa hedh sytë pas, tek një jetë rreth këtyre P-ve, shoh se jam ende plotësisht i dashuruar me të gjithë këtë. Unë kam qenë me të vërtetë shumë me fat, sepse vera më ka sjellë më shumë sesa mund të imagjinoja”.

Fjalë të sinqerta të një verëdashësi.

Back to top button