Sport

EPIKE!

Barcelona realizon të pabesueshmen. 6 gola në një natë magjike, nga ato netë që katalanasit me siguri nuk i kanë parë as edhe në ëndrrat e tyre më të bukura. Skuadra e Luiz Enrikes ka realizuar një prej rikthimeve më të mëdhenj të të gjitha kohërave në historinë e futbollit.

Sublimja, qesharakja, epikja.

Nuk ka mënyrë tjetër për ta përshkruar këtë ndeshje, që fare mirë mund të konsiderohet një prej më të mëdhave në historinë e Champions League.

Asnjë skuadër nuk ishte kualifikuar pas humbjes 4-0 ndeshjen e parë, askush nuk kishte parë një ndeshje të tillë më parë.

Mbi të gjitha, goli i gjashtë ka ardhur në minutën e fundit, nga katalanasi Sergi Roberto. Nuk duhet harruar se ishte gjithashtu një prej kolapseve më të mëdhenj që është parë në historinë e futbollit. Momenteve të kaosit që mbërtheu PSG-në, duhet t’u vësh përballë cilësinë e jashtëzakonshme të lojës të katalanasve.

Paris Saint-Germain është jashtë, pasi ka dorëzuar një avantazh prej katër golash nga ndeshja e parë. Duhet të ndihen të turpëruar, por e gjithë merita i shkon Barcelonës, që shfrytëzoi në maksimum brishtësinë mendore të kundërshtarëve për t’i “mbytur” për një orë, teksa shënoi tre gola.

U duk se nuk ishte nta e Barcelonës në momentin kur shënoi Edinson Cavani, por një goditje dënimi e mrekullueshme nga Neymar i dha Barcelonës një rreze shprese, përpara se të shënonte dhe dy golat që i vunë vulën një nate magjike.

Leave a Reply

Back to top button