Analiza

Epoka e demagogëve

Intervistë me Zigmunt Bauman, më filozofi në mesin e sociologëve dhe më sociologu në mesin e filozofëve: Kriza e mënyrës sonë të të jetuarit në këtë botë; pse progresi, sot ngjall më shumë frikë se sa shpresë?; pse elitat, mbase jo për “faj” të tyre, janë shkëputur nga njerëzit; ku qëndron avantazhi i Trumpëve, Orbanëve, Boris Xhonsonëve, Kazinskëve, apo Lë Penëve?; dhe a është shndërruar injoranca në vlerë, në këtë epokën tonë? Mendimet e një filozofi të kohës sonë

Screen Shot 2016-08-20 at 08.49.35

E përmbledhim gjithçka që po shohim të ndodhë kohët e fuindit. Brexit. Rritja e mbështetjes për Donald Tramp, një personazh që deri dje mund kishte qenë protagonist i një ndonjë komedie jo me shumë shije, dhe jo një kandidat serioz për president të Shteteve të Bashkuara. Evropa Qëndrore që harron se është zemra e kontinentit, dhe favorizon restaurimin e mureve për të ndarë vendet si Hungaria apo Polonia nga Perëndimi lakmitar.

Revolta kundër “Evropës së Brukselit dhe bankierëve”. Pranimi i vulgaritetit si një gjuhë e përditshme. Ndoshta e gjitha kjo është thjesht fundi i një bote. Me fjalë të tjera:është e mundur që tmerri, pamundësia për të kuptuar gjërat që ndodhin para syve tanë, sepse janë në kundërshtim me racionalitetin tonë perëndimor (marrëdhënia shkak-pasojës, fuqia e fjalës dhe dijes, respektimi, në mos për tjetrin, të paktën për mirëqenien vetjake dhe të fëmijëve e nipave), janë dëshmi e faktit se gjendemi përballë një tranzicioni historik, një revolucioni në universin e modernitetit.  Aq e vërtetë është kjo sa që marrëdhënia ndërmjet elitës dhe atij që quhet “populli”, është si të ishte ndërprerë, sikur në vend …

[real3dflipbook id=”1270″]

Leave a Reply

Back to top button