Analiza

Erdogani pa shumicë, i duhet koalicion. Turqia zgjedh pasigurinë

Tani, Erdogani rrezikon ta shohë partinë e tij të ndahet, teksa dhjetëra deputetë janë të gatshëm t’i shkojnë pas ish kundërshtarit të brendshëm, Gyl. Për të asistuar në një reduktim të vazhdueshëm të votave elektorale, në favor të partive tradicionale. Sepse partia e Erdoganit dhe Davutoglusë është partia e projektit, dhe nëse projekti ndalet, të gjithë rendin tek partitë historike. Një sfidë që sapo ka nisur, por që duket e destinuar të krijojë tensione të fortë

Screen Shot 2015-06-08 at 10.06.24

Zgjedhjet politike kanë rikonfirmuar në vend të parë partinë e presidentit Erdogan dhe kryeministrit Davutoglu, me më shumë se 41% të votave. Por, ai që gjetkë do të konsiderohej një triumf, për Turqinë është një disfatë. Partia në qeverisje nuk ka shumicën absolute të votave, dhe si pasojë, ose i duhet të gjejë një aleat (nacionalistët), ose të synojë një qeveri pakice në pritje të zgjedhjeve të reja, apo ndoshta edhe ua lë qeverisjen partive me të cilat nuk ka fare të bëjë dhe shkon në opozitë. 

Sido që të shkojë, pasiguria është totale. Turqia është rritur shumë, por tani GDP është ndalur. Dhe të gjithë ata që entuziasmoheshin për mrekullinë ekonomike të Ankarasë, tani nuk entuziasmohen më. E megjithatë rezultatet nuk kanë munguar. Turqia është një prej vendeve në zhvillim në nivel botëror, që nga agroindustria tek tekstilet, nga turizmi tek sektorët më të përparuar. Pa harruar transportet. Në Stamboll, është në fazën përmbyllëse realizimi i aeroportit të tretë. Dhe Turkish Airlines është gati të investojë, të rritet, të krijojë rrugë të reja.

Në frontin social, është e mundur të shohësh tek shëtisin, dorë për dore, një migrant, me gruan që mban veshur shaminë. Fustani i zi në krah të kartëpicetave të llojeve dhe formave të ndryshme, ndërkohë që gra të tjera preferojnë minifunde shumëngjyrësh.

Respekt maksimal, mirëkuptim maksimal. Në këtë vend mund të bashkëjetojë tradita islamike me zakonet moderne. Një bashkëjetesë, e cila nuk i ka bindur të gjithë.

Kufizimet për pijet alkoolike nuk i pëlqejnë një borgjezie, e cila nuk dëshiron të heqë dorë nga shijet dhe zakonet me të cilët tashmë është mësuar. Kështu, partia e Erdoganit ka fituar votën e punëtorëve, por është tradhëtuar nga ata që kanë përfituar më shumë prej rritjes ekonomike.

Tani, Erdogani rrezikon ta shohë partinë e tij të ndahet, teksa dhjetëra deputetë janë të gatshëm t’i shkojnë pas ish kundërshtarit të brendshëm, Gyl. Për të asistuar në një reduktim të vazhdueshëm të votave elektorale, në favor të partive tradicionale. Sepse partia e Erdoganit dhe Davutoglusë është partia e projektit, dhe nëse projekti ndalet, të gjithë rendin tek partitë historike. Një sfidë që sapo ka nisur, por që duket e destinuar të krijojë tensione të fortë.

Il Giornale – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button