Sport

Erjon Bogdani në vend të Kristian Panuçit?

Në konferencën për shtyp që ka dhënë përpara tre ndeshjeve për Evropianin, të cilat kombëtarja jonë U-19 do t’i luajë në Shqipëri në data 4-10 tetor, Erjon Bogdani, trainer i kësaj kombëtareje, i është përgjigjur edhe një pyetjeje në lidhje me të ardhmen e tij, dhe konkretisht në e sheh veten në krye të kombëtares së madhe.

“Tani për tani nuk e kam menduar akoma, thjeshtë shpresoj që të bëj sa më mirë me U 19. Jam krenar që jam në krye të kësaj kombëtareje. Objektivi im si trajner është që të sjell sa më shumë lojtar në kombëtaren U 19”.

Më tej, në lidhje me ndeshjet që e presin, ai ka thënë se “Të tre ekipet nuk i kemi frikë. Luajmë dy ndeshje në Tiranë, publiku do të na mbështesi. Nëse ata kanë topin ne duhet të mbrojmë, kur ne ta kemi topin normalisht do të jemi ne ata që do të sulmojmë. Nuk dua t’i ngarkoj çunat. Kam studiuar Ukrainën. Kanë marrë pjesë në kampionatin europian. Janë ekipe të forta ne kemi ambiciet tona. Nëse ne japim maksimumin ne do të arrimë rezultat të mirë. Ne do të luajmë me sistemin 4-3-3 kur kemi topin, por besoj se do ju krijojmë vështirësi kundërshtarëve”.

Kombëtarja U-19 e Shqipërisë do të luajë me Ukrainë, Malin e Zi dhe Norvegjinë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button