Magazine

Ermal Meta:”Këtë këngë e kam bërë për ju!”

Në koncertin e mrekullueshëm që mbajti mbrëmjen e 1 Qershorit, këngëtari dhe kompozitori shumë i taletuar, në të njëjtën kohë dhe krenaria e gjithë shqiptarëve, në njërin nga prezantimet që iu bënte këngëve të tij tha:”Këtë këngën e kam bërë për ju”.

Bëhet fjalë për këngën e lançuar me albumin “Umano” në 2016, “Volevo Dirti”.

Copëz  nga teksti(shqip):

Janë pak padronë,

por skllevër me miliona,

koka intelektualësh

që nuk numërohen më.

 

Luftërat e pakicës,

për të cilat luftojnë shumë njerëz,

por ne jemi ata për të cilët qielli do të jetë gjithmonë blu.

 

Politikanë të ndershëm,

dhe hajdutë kundërshtues

Çdo gjë është kaq kontradiktore

Por të paktën ti je këtu,

të paktën ti je këtu.

 

Doja të të thoja

Eja të jetojmë së bashku

pa menduar më për

të nesërmen që do të vijë.

Asnjëherë s’është e lehtë

Por së bashku, do ta zbulojmë…(vazhdon)…

 

Tashmë jemi mësuar me mënyrën aq fine më të cilën Ermali na përçon gjatë gjithë kohës mesazhe të rëndësishme, por ky i mbrëmshmi, para turmës së madhe të njerëzve dhe para ambasadorit italian të shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, na përfshiu të gjithëve në një valë reflektimi./Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button