Enciklopedike

A është e vërtetë që përdorim vetëm 10% të trurit?

truriJo. Eshtë një mit i rremë që e ka origjinën në deklaratën e shkrimtarit dhe psikologut amerikan Uilliam Xhejms, sipas të cilit ne shfrytëzojmë vetëm një pjesë të vogël të burimeve tanë mendorë dhe fizikë. Në fakt, edhe pse gjatë disa momenteve të ditës (për shembull kur pushojmë), zonat e trurit aktive janë në pakicë, brenda 24 orëve cdo pjesë e trurit hyn në veprim. Edhe gjatë gjumit madje “ndizen” rajone si korteksi ballor, që është rajoni përgjegjës për vendim marrjen, apo zonat somatondjesore që na lejojnë të perceptojnë mjedisin rrethues.
Fakti që është një mit i pabazë bëhet i dukshëm nëse analizojmë funksionimin e trurit. Që përshembull, ndonëse zë vetëm 3% të peshës së trupit, përdor plot 20% të energjisë që futet me ushqimin, për të ushqyer veprimtarinë elektrike të neuroneve. Nga pikapamja e evolucionit, përzgjedhja natyrore padyshim që ka ndodhur për të eleminuar 90% të materies gri që nuk përdoret. Edhe provat eksperimentale e përgënjeshtrojnë mitin: teknikat neurofiziologjike, që lejojnë të matet veprimtaria elektrike e neuroneve, nuk kanë parë asnjëherë një zonë joaktive me kaq shumë shtrirje. Raporti 10 me 90 ka në fakt një kuptim nëse konsiderohet struktura e trurit, që është i përbërë në 90% nga qeliza të verdha, funksioni i të cilave është të ushqejnë, mbështesin dhe mbrojnë neuronet, por që nuk ndërhyjnë në proceset njohës.


“Ora e Apokalipsit”: Pas vitit 1984, më pranë se kurrë shfarosjes

Doomsday-ClockShkencëtarët: Pas vitit 1984, njerëzimi është sërish më afër se kurrë shfarosjes. Sipas “Orës së Apokalipsit”, katasfrofa është dy “minuta” më afër. Në vitin 1991, njerëzimi ishte më larg shkatërrimit, se sa sot


 

Leave a Reply

Back to top button