Enciklopedike

Eshtë e vërtetë që po bëhemi të gjithë më budallenj?

Screen Shot 2015-04-14 at 22.09.06

Teoria është sa e thjeshtë, aq edhe carmatosëse: në shoqërinë bashkëkohore nuk kemi më nevojë për inteligjencën që të mbijetojmë, për këtë arsye kjo është duke u zvogëluar. E ka pohuar një studim mbi tiparet gjenetike njerëzore që është kryer nga Universiteti i Stanfordit, dhe i publikuar në revistën shkencore Trends in Genetics. Pra, po i afrohemi situatës së parashikuar ironikisht në filmin Idiocracy (2006): një shoqëri e bazuar mbi budallallëkun, në të cilën gjenet më të mirë zhduken për t’u lënë vend atyre “më të zakonshëm”. Progresi shkencor dhe teknologjik do të vazhdojë, por me ritme më të ulët në krahasim me ata që do të kishim patur, nëse do të ishim ende të pajisur me gjenet e paraardhësve tanë. Sipas studimit, kulmi i inteligjencës njerëzore ka qenë 6 mijë vjet më parë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button