Enciklopedike

Është e vërtetë se në Indi vejushat digjeshin?

Screen Shot 2015-06-22 at 21.25.38

Në mesjetë, në Indi ishte përhapur një rit hinduist, sati, që parashikonte pikërisht këtë:pas vdekjes së burrit, të vesë i kërkohej të digjej e gjallë në turrën e druve të funeralit të burrit të saj, për të dëshmuar përkushtimin e saj.

Një kërkesë e tillë, i drejtohej veçanërisht grave të priftërinjve dhe ushtarakëve (kastes më të larta), të konsideruara si pronë e burrit:me vdekjen e këtij të fundit, vetëvrasja e tyre dukej (edhe vetë atyre), si një pasojë logjike.

Ndalohet vetëflijimi.

Praktika ‘sati’ u ndalua në 4 dhjetor 1829 nga politikani britanik Uilliam Bentik, asokohe guvernator i Indisë, që dënoi me vdekje cilindo që nxiste apo bindte një vejushë t’i nënshtrohej këtij rituali. Gjithësesi, në disa pjesë të Indisë, sati ishte aq shumë e rrënjosur saqë u praktikua edhe për shumë vite të tjera.

Edhe në ditët tona, ndonëse pjesa më e madhe e opinionit publik e kundërshton këtë ritual, ka raste të grave që përpiqen të kryejnë vetëvrasje në turrën e druve, ku është hedhur për t’u djegur trupi i pajetë i burrit të saj./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button