Histori

A është frika “ati” i ne të gjithëve?

Walter Russell Mead

Tuqididi

Nëqoftëse ka një spektër që u nxjerr gjumin kancelarive të Amerikës, ai nuk është komunizmi dhe nuk është Karl Marksi. Ai është Thuqididi, kronikani i Luftës 30 vjeçare Peloponeziane midis Spartës dhe Athinës që çoi në humbjen e plotë të fuqisë së parë të madhe demokratike të botës. Supozimet që sjellin shumica e amerikanëve për studimin e politikës së jashtme – se ka zgjidhje ku fitojnë të gjithë për shumicën e problemeve, se demokracia shkon drejt bërjes së një botë më paqësore, se e drejta ndërkombëtare mund të mbizotërojë dhe se forca nuk duhet të jetë arbitri final në çështjet njerëzore – e godasin Thuqididin si hipokrit broçkullaxhi.

Fatkeqësisht, ai qe një njëri shumë i zgjuar dhe shumë nga sa shkroi kanë kuptim.

Demokracitë kanë gjasa të luftojnë po sa oligarkitë dhe ndoshta edhe më shumë, thotë Thuqididi. Turma e pëlqen lavdinë po aq shumë sa çdo tiran dhe tiranët e oligarkitë nganjëherë do të ndaleshin nga aventurat e huaja për shkak se duan ta mbajnë ushtrinë në shtëpi. Më keq akoma, demokracitë nuk ka gjasa që të hyjnë në luftë, pasi sapo hyjnë në të ka gjasa që të luftojnë më brutalisht dhe në mënyrë më pak të efektshme se armiqtë e tyre. Të sunduar nga demagogë të paskrupull dhe të paaftë me asnjë kuptim të vërtetë të botës, demokracitë janë skllevër të tendencave kalimtare të momentit. Sjelljet e tyre shkojnë nga arroganca tek dëshpërimi dhe janë të paaftë që të kapen pas një strategjie koherente afatgjatë.

Dashuria amerikane për tregti dhe besimi që rritja në tregti do të kufizojë luftën nuk ka asnjë rëndësi për këtë grek pragmatist. Tregtia prodhon perandori dhe luftë, jo begati dhe paqe, gjen Thuqididi.

Pavarësisht apo ndoshta për shkak se ai përçmon atë çka shumica e amerikanëve e besojnë, Thuqididi është studiuar nga çdo brez amerikanësh të mençur nga etërit themelues deri në ditët e sotme. Kështu duhet të jetë. Amerikanët nuk duhet të kenë frikë që t’ua nënshtrojnë idetë e tyre më të dashura shqyrtimit më të rreptë intelektual që mund të bëhet. Gjatë Luftës së Ftohtë, strategët amerikanë e lexonin Thuqididin saktësisht sepse frikësoheshin se mos ajo qe një ndeshje e dytë: Amerika liberale, e mendimit të lirë dhe demokratike, një fuqi tregtare dhe detare, po luftonte Bashkimin Sovjetik oligark hijerëndë. A do të mundej disiplina dhe kontrolli i hekurt spartan të përfitonte nga dobësia athinase?

Sparta mund ta ketë humbur raundin e dytë, por amerikanët akoma kanë nevojë për Thuqididin. Më shumë se 2400 vjet pas përfundimit të saj, Lufta Peloponeziane midis Athinës dhe Spartës i magjeps akoma studentët e politikave të mëdha të forcës; konflikti midis Athinës së hapur, demokratike, detare, tregtare dhe perandorake dhe Spartës hijerëndë e konservatore akoma na godet me rënien e pandalshme të saj në brutalitet. Thuqididi, një gjeneral i dështuar athinas historia e jashtëzakonshme e konfliktit e të cilit krijoi një standard të artë për të gjitha studimet e mëpasme historike në Perëndim, qe një analist gjakftohtë i tmerreve që dalin kur frika takon shpresës dhe diskutimi i tij i zymtë i forcave që mbajnë gjallë ndërveprimin e shteteve mbetet qendror në reflektimet bashkëkohore për jetën ndërkombëtare.

Nëqoftëse frika nga Zoti është fillimi i urtësisë, lexuesi i Thuqididit shpejt fillon të ndjejë se frika nga fqinji është fillimi i politikës. Bota e Greqisë së lashtë sipas tregimit të Thuqididit qe një vend terrori. Qytete të vogla anembanë Greqisë të fshehur prapa mureve të tyre, të frikësuar nga fqinjët e tyre xhelozë, skllevërit e tyre të hidhëruar, mbretëritë barbare që ngriheshin në veri e perëndim dhe Mbreti i Madh që qëndronte në horizont.

Ne pëlqejmë të mendojmë se koha jonë është epoka e frikës. Armët bërthamore, biologjike dhe kimike të shkatërrimit në masë mund ta asgjësojnë jetën nga faqja e Tokës.

Frika greke që më intime, më personale. Ne frikësohemi rreth fundit të botës. Grekqt frikësoheshin se mos shikonin qytetet e tyre të digjeshin, burrat të vriteshin, gratë dhe fëmijët të shndërruar në skllevër. Kultura e tyre, identiteti i tyre, dinjiteti i tyre, të drejtat e tyre: të ikura bashkë me erën. Frikërat tona duken të shkëputura nga jeta e përditshme; të tyret qenë pjesë e saj. Ne i shikojmë armiqtë tanë të lëshojnë kërcënime në televizor; ata i shikonin ushtritë rrethuese nga muret e qyteteve të tyre.

Sparta dhe Athina qenë dy qytetet më të mëdha të Greqisë së lashtë. Ato qenë bërë bashkë për të mundur madhështoren Perandori Persiane në det dhe në tokë, kurse tani ndesheshin me njëri tjetrin, ziliqarë, xhelozë, të frikësuar.

Sparta e shikon Athinën si një fuqi në ngjitje dhe nervoze, destabilizuese, ambicioze, që bëhet gjithnjë e më e rrezikshme nga një vit në tjetrin. Athinasit drejtuan lidhjen detare kundër persianëve që çliroi qytetet greke në gregun e Azisë, por më pas e konvertuan aleancën e tyre në një perandori që kërcënonte primatin e nderit dhe forcës të Spartës në botën greke. Më keq akoma, forca athinase bazohej në dy koncepte që e rrezikonin sigurinë e brishtë të Spartës: tregti dhe demokraci.

Si fuqi detare, Athina subvencionohej nga tregtia dhe nga ndërtimi i një ekonomie parashë. Greqia në atë kohë po bëhej më e pasur dhe luks-dashëse. Pushteti në shumë vende po kalonte nga familjet e lashta aristokratike dhe mbretërore tek ato tregtare. Forca ushtarake po kalonte nga ushtritë tokësore, ku Sparta mbretëronte supreme, tek anije. Fuqitë detare tentonin që të ishin tregtare dhe demokratike. Tregtarët athinas siguronin anijet, qytetarët e zakonshme fuqinë muskulore që i lëvizte ato nëpër dete.

Përsa i përket demokracisë, athinasit besonin se asnjë formë tjetër qeverisjeje nuk ka kuptim. Të gjithë qytetarët e kanë një peshë në vendimet që merr qyteti. Në qytetet si Sparta kjo varej në forcat tokësore, vetëm ata që mund t’i lejonin vetes armaturë të rëndë dhe shpenzimet e stërbitjes ushtarake mund t’i shërbejnë më efektivisht shtetit në luftë, ndërsa familjet e vjetra me pasuritë e tyre të mëdha stërvisin liderët dhe strategët që mund të drejtojnë vendin. Por në Athinë, forca e të cilës varej tek deti, çdo njeri që rremon jep një kontribut jetik në fuqinë e qytetit dhe në një qytet që varet tek tregtia, ata që mund të kontribuojnë më së shumti në taksa dhe dhurata për qytetin nuk janë domosdoshmnërisht familjet e vjetra pronare tokash – toka e Athinës dihet që është e varfër – ata janë tregtarët dhe biznesmenë që bëhen të pasur me intuitën e tyre.

Dhe nëqoftëse Athina promovon demokraci midis aleatëve të saj, atëhere pse duhet të ankohet Sparta? Rrjeti i aleancave athinase përgjatë Egjeut mbron të gjithë Greqinë nga Persia. Sjellja e demokracisë aleatëve të saj është një mënyrë për të ndërtuar mbështetje popullore për fuqinë athinase; aristokratë dhe oligarkë mund të ëndërrojnë për lavditë e shkuara, ndërsa demokracitë duan të përfitojnë nga mundësitë e tregtimit që ofron Athina. Çfarë i duhet Spartës sesi Athina i menaxhon punët e veta? Sparta pretendon që të mbështesë liritë e grekëve; Athina është një qytet grek, një prej më të lashtëve, më të kulturuarve dhe më prestigjiozëve. Pse duhet të orvatet Sparta që ta kontrollojë politikën politike dhe perandorake athinase në emër të lirisë? Nëqoftëse Sparta duhet të çlirojë ndokënd, atëhere pse jo hilotët e mjerë që ajo i shtyp aq rreptë?

Kjo nuk është mënyra sesi i shikojnë gjërat spartanët apo lakedaimonianët siç quhen shpesh ata.  Sparta është një fuqi e modës së vjetër. Ligjet dhe institucionet e saj janë jashtëzakonisht të vjetra dhe të pandryshueshme. Sparta digjej për kohët e shkuara në Greqi, kur qytet – shtete të vogla qenë përhapur nëpër vend, me asnjë mbret barbar apo demokraci agresive tregtare që kërcënonin të prishnin rrugët e lashta. Në të kaluarën, spartanët e ndaluan paranë nga qytetet e tyre në një përpjekje për t’i mbajtur të pastër. Kjo gjë nuk funksionoi, por Sparta ndjehej si e mbetur prapa dhe e rrezikuar nga fuqia në rritje athinase. Athina kishte ndërtuar një diçka fyese dhe të re në botën e qytet – shteteve greke: një perandori.

Shiko prapa, thonin spartanët, në kohën e Homerit. Edhe atëhere, grekët jetonin në shtetet të pavarur të vegjël, secili i sunduar nga një mbret me gjak të pastër apo deri dhe hyjnor. Ata u bënë bashkë kundër një armiku të përbashkët – ndërsa grekët hynë në luftë kundër Trojës – por pas lufte çdo qytet e respektoi pavarësinë e pjesës tjetër. Athina kishte futur diçka të përbindshme dhe të rrezikshme: një qytet kërkon tani që të nënshtrojë të tjerët. Dikur qenë barbarët që kërkonin t’i nënshtronin grekët. Tani vetë grekët qenë bërë armiku i lirisë greke.

Sigurisht që spartanët qenë të ulur mbi një vullkan. Shekuj më parë stërgjyshërit e tyre nënshtruan fiset vendase teksa spartanët e vërtetë emigronin poshtë nga veriu. Në kohën e Thuqididit, hilotët i kalonin shumë në numër spartanët, ndoshta 10 me 1 apo më shumë. Ashtu si plantatorët indianoperëndimorë dhe të South Carolina gjumi i të cilëve qe prishur nga ëndërrat e kryengritjeve të skllevërve, spartanët i modeluan jetët dhe institucionet e tyre rreth nevojës për të parandaluar revoltat hilote. Disa autorë flasin masakra ligjore vjetore për t’i mbajtur poshtë numrat e hilotëve. Në një kohë kur skllavëria qe e rëndomtë, brutaliteti spartan kundër dhe frika e hilotëve të tyre u nënvizuan njëri pas tjetrit nga autorët grekë.

Çdo shkëndijë mund të ndizte revoltën e frikshme hilote. Nëqoftëse ushtria spartane qëndronte shumë larg për shumë kohë nga shtëpia; nëqoftëse pëson një humbje të plotë; nëqoftëse do të shfaqej një armik dhe u ofron hilotëve lirinë e tyre; nëqoftëse spartanët do ta humbisnin disiplinën dhe kurajën e tyre, atëhere Sparta rrezikon shkatërrim të mëtejshëm në një luftë hakmarrjeje. Spartanët janë të burgosurit e skllevërve të tyre. Siç e shpreh Thomas Jefferson dilemën e pronarit të skllevërve, spartanët janë as andej e as këtej: ata as nuk mund t’i mbajnë në mënyrë të sigurtë, as nuk mund t’i lënë të ikin.

Sparta nuk mund të përballojë ndryshim. Asgjë nuk është e sigurtë; asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë. Sparta duhet të jetë supreme ose armiqtë e jashtëm të saj mund të bëhen aleatë me armikun e saj në shtëpi. Fuqia në rritje e Athinës, idetë revolucionare që ajo rrezatonte jashtë, rreziku që aleatë lokalë si Korinthi do të duhej të ndesheshin me fuqinë athinase apo që armiq lokalë si Argos do t’ia dilnin me sukses në futjen e Athinës në grindjet e tyre me Spartën është shumë i madh për t’u duruar.

Por edhe Athina kishte frikë. Sparta shikon vetëm hilotët e saj, Athina shikon botën. Gjërat po ndryshojnë: tregtia po rritet, teknologjia është në zhvillim. Fuqi të reja po dalin, shumë më të mëdha sesa njihte në të kaluarën Greqia e qytet – shteteve të vogla; qytet – shteti grek nuk mundet më të rezistojë i vetëm. Nuk është thjesht se Mbreti i Madh i superfuqisë persiane ka hequr dorë ndonjëherë nga ëndërrat e tij për pushtime apo që satrapët e tij vazhdojnë të kërkojnë për dobësi midis grekëve të Azisë. Ushqimi i Athinës varej në tregtinë me mbretëritë barbare përtej Helespontit dhe kalonte Dardanelet. Dhe barbarët, mjaft frikësues për numrat dhe kurajën e tyre të egër, tregojnë shenja të organizimit të vetes në shtete të mëdhenj dhe të fuqishëm. Në veri, Maqedonia po lëviz; në perëndimin e largët Kartagjena po ndërton një perandori të madhe. Bota mesdhetare po bëhet një arenë për konkurrencë të madhe force; Athina duhet t’i përgjigjet testimit ose përndryshe do të falimentojë.

Mënyrat e vjetra greke nuk funksionojnë më. Nëqoftëse athinasit e respektonin pavarësinë e aleatëve egjeas të saj, Greqia do të ishte e pashpresë përpara madhështisë së Persisë. Në njëfarë mënyre Athina duhet të gjejë të ardhurat për të mbajtur një flotë e cila mund të mbikëqyrë Egjeun, të mbajë të qetë satrapët e Mbretit të Madh dhe të sigurojë ardhjen e sigurtë të anijeve të grurit nga Skithia larg në veri. Asnjë qytet grek nuk mund t’i realizojë këto gjëra i vetëm. Nëqoftëse grekët duan t’u rezistojnë mbretërve barbarë, ata duhet të bashkohen.

Asgjë prej këtyre nuk ka kuptim në Spartë. Gjërat nuk ndryshojnë shpejt nëq atë cep të largët të Peloponezit. Gjërat vazhdojnë të bëhen si njëherë e një kohë. Më i miri sundon, kusuri shërben dhe të gjithë janë të stërvitur për të kërkuar nderin dhe lavdinë e shtetit. Idetë athinase, tregtia athinase dhe fuqia athinase e kërcënojnë të gjitha mbijetesën e mënyrës spartane dhe çdo dobësim i institucioneve spartane, i vullnetit e disiplinës spartane dhe hilotët e trazuar do të ngrihen e do ta përmbysin qytetin e urryer dhe t’i masakrojnë banorët e tij.

Sparta nuk mund ta lejonte Athinën të vazhdonte në kursin e saj. Athina nuk mund ta pranonte të drejtën e Spartës për t’i vënë veto rritje dhe politikave të nevojshme për vetë mbijetesën e saj.

Shumë në të dyja qytetet e kuptonin nevojën për paqe midis tyre. Perikliu, qytetari kryesor i Athinës, e dinte se një luftë e gjatë dhe e mizore midis tyre vetëm do të çonte ujë në mullirin e armiqve të tyre, ai donte paqe me Spartën – vetëm nëqoftëse Sparta do t’i linte Athinës duart e lira për të ndërtuar fuqinë që mund ta mbante Greqinë të lirë. Edhe spartanë kryesorë e dinin se për një qytet që kërkon të ngrijë kohën lufta është një kurs i rrezikshëm. Humbja jashtë për Spartën apo edhe fushata tejet të gjatë mund të çojnë në katastrofa brenda vendit; shumë spartanë donin që t’i ruanin të paprekura ushtritë e tyre, në mbikëqyrje të hilotëve.

Në mënyrë të përsëritur athinasit dhe spartanët kërkuan për ndonjë formulë, ndonjë mënyrë që të bënin dhe ruanin paqen. Dështuan dhe flakët e luftës u ndezën përsëri.

Në fund, të dyja palët dështuan. Spartanët e fituan luftën, por nuk mund ta ngrinin kohën. Një luftë që Sparta shpresonte se do t’i çlironte grekët që fusnin gjithnjë e më thellë superfuqinë e tyre në çështjet greke. Së fundmi, dështimi i grekëve për t’u bashkuar, ashtu siç ndoshta do të kishin paralajmëruar athinasit – i mundësoi Filipit të Maqedonisë që t’i gllabëronte ata një e nga një.

Historia e Thuqididit, jo e plotë, që i mungonte një kuptim modern qoftë i ekonomisë apo i dinamikave të konfliktit social, e influencuar (thonë disa) nga besimi i tepruar në burime të vetëpromovuara si puna e Alqiviadhit dhe difektoze me një anësim të thellë antidemokratik ka mbetur për pothuajse 2500 vjet një guidë e pashoq për logjikën e ashpër, frustrimin, pakënaqësitë dhe brutalitetin e luftës. Pasazhe të famshme si Fjalimi Funebër i Perikliut dhe dialogu melian, që breza të panumërt nxënësish me vështirësi e kanë nxjerrë nga greqishtja e rëndë e Thuqididit, studiohen akoma sot për vlerësimet në psikologjinë dhe dinamikat e konfliktit njerëzor. Taktikat e betejave që përshkruan studiohen akoma nëpër akademi ushtarake; teoricienët e marrëdhënieve ndërkombëtare përgjithësisht dialogun melian si pikë fillimi për të përshkruar sistemin ndërkombëtar. Për të ardhur keq, rrëfenjat e zymta të Thuqididit mbesin një pjesë thelbësore e furnizimit mendor për cilindo që dëshiron të kuptojë mënyrën sesi funksionon realisht bota sot.

Strategët e mëdhenj të Bard-it dhe unë po lexojmë përzgjedhje nga Thuqididi sëbashku me “Luftën Peloponeziane” e Donald Kagan. Kjo përfaqëson një zgjedhje time strategjike. Synimi një kursi si ky nuk mund të jetë që studentët të mësojnë gjithçka që u duhet rreth strategjisë së madhe. Ai duhet t’u japë atyre një shije të saj. Synimi i vërtetë i një mësuesi duhet të jetë që t’u japë studentëve një interes të gjatë sa jeta në atë çka u mësohet atyre.

Ndjej se historia e Kagan, në pjesën më të madhe dhe pashmangshmërisht e varur tek Thuqididi për pjesën më të madhe të interesit dhe detajeve të saj, u jep lexuesve bashkëkohorë që u mungon një bekgraund në studimet klasike (përfshi pothuajse të gjithë studentët universitarë të padiplomuar, e them me turpin e thellë të brezit tim) një kuptim më koherent të ngjarjeve në luftë si një tërësi sesa Thuqididi, qoftë dhe pse Kagan e e çon historinë deri në fund. Duke menduar prapa për ditët e mia studentore dhe duke enduar disa prej diskutimeve që kam me studentët sot, ndjej fuqishëm se studentët japin maksimumin kur kanë një narrativë të qartë dhe koherente përpara se të fillojnë të analizojnë më në thellësi. Mendja njerëzore ka nevojë për histori dhe asaj i duhet kjo e fundit që të jetë e treguar në mënyrë të kuptueshme dhe sipas radhës.

Kagan e siguron këtë strukturë për studentët që i afrohen Luftës Peloponeziane për herën e parë. Nëpërmjet leximit të pasazheve të mëdha të Thuqididit, përfshi disa prej episodeve më eksituese dhe më dramatike, studentët, shpresoj unë, do të kenë një shans të mirë për ta vlerësuar madhështinë e arritjes së Thuqididit dhe për të parë diçka se çfarë ka nënkuptuar ky libër për kaq shumë njerëz në një kohë kaq të gjatë.

Walter Russell Mead është James Clarke Chace Professor of Foreign Affairs and Humanities në Bard College dhe Kryeredaktor i së përmuajshmes “The American Interest” dhe njihet si një prej studiuesve kryesorë të vendit për politikën e jashtme amerikane. Deri në vitin 2010, Mead ka qenë Henry A. Kissinger Senior Fellow for U.S. Foreign Policy në Council on Foreign Relations.

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button