Horizonti.al

Eshtë shumë interesant shpjegimi më i fundit i profesorëve, për fenomenin e deja vu-së

Screen Shot 2015-09-16 at 2.43.14 PM

Kush nuk e ka provuar, të paktën një herë, fenomenin e deja vu-së, atë ndjesinë e habitshme, sikur e kemi përjetuar tashmë një herë një eksperiencë, pa kujtuar vendin dhe kohën? Bëhet fjalë për një fenomen të zakonshëm në eksperiencën ndjesore të njeriut, por ende pak të kuptuar. Mund të ndodhë të gjendemi në një vend krejt të ri, dhe të kemi ndjesinë që kemi qenë aty tashmë. Cfarë e shkakton këtë gjendje të perceptimit tonë? Në të kaluarën, i është atribuar gjithçkaje, që nga fenomenet paranormalë, deri tek shqetësimet neurologjikë.

Vitet e fundit, interesi i shkencëtarëve për këtë fenomen është rritur shumë. Tashmë kanë dalë një seri teorish mbi origjinën e deja vu-së, të cilat të gjitha thonë se nuk bëhet fjalë për një problem teknik në sistemin mnemonik të trurit tonë, por për diçka më të thellë. Psikologët kanë thënë se deja vu mundet që thjeshtë të sugjerojë se sa të ngjashme janë aspektet emotivë dhe konjitivë të një situate të caktuar, me një tjetër situatë të përjetuar në të kaluarën. Të gjithë informacionet e akumuluar në ekzistencën tonë, mund të prodhojnë atë ndjesin e veçantë të familjaritetit, tipike për këtë fenomen.

Ka patur edhe shpjegime alternative më ekzotike, si lidhja e deja vu-së me disa aftësi prpofetike, apo me kujtimin e një jete të mëparshme. Cilido të jetë shpjegimi, deja vu është një fenomen universal, që lidhet me një gjendje njerëzore dhe pavarësisht teorive të shumta, shkaku i origjinës është ende mister.

Por një fizikan, doktor Michio Kaku ka propozuar një lidhje interesante mes fenomenit të deja vu-së dhe ekzistencës së universeve paralele.

Doktor Kaku është angazhuar prej vitesh në studimin e Teorisë së Fijeve, sipas të cilës përbërja themelore e Universit është me objekte me një dimension, të ngjashëm me fijet apo membranat, në vibrim; në bazë të tensionit dhe frekuencës së vibrimit, prodhohen thërrmijat elementare. Një prej pasojave matematikore të Teorisë së Fijeve është që bota që ne njohim, nuk është e plotë.

Përveç katër dimensioneve që ne njohim – koha dhe hapësira tredimensionale – ekzistojnë edhe gjashtë dimensione të tjerë hapësinorë, të pranishëm në forma gjeometrike të padukshme në çdo pikë të universit. Këto dimensione shtesë mund të kenë mijëra forma të ndryshme, ku secila i korrespondon teorikisht një universi me ligjet e veta fizike. Pra, ajo që e quajmë Universe paralele.

Sipas doktor Kakusë, fizika kuantike pohon se ekziston mundësia që deja vu të jetë shkaktuar nga aftësia jonë për të kërcyer nga një univers në tjetrin! Për të thelluar teorinë e tij, Kaku citon punën e profesor Steve Veinberg, fizikani i famshëm, fitues i Nobelit, që mbështet idenë e Multiversit (Universe të shumtë). Sipas Veinbergut, ekziston një numër i pafundëm realitetesh paralele që bashkëjetojnë me ne “në të njëjtën dhomë”.

Eshtë pak si qindra valët e ndryshme të radiove që transmetohen përreth nesh, çdo ditë, nga stacione të largët. Në çdo moment, zyra jonë, dhoma jonë, apo makinat tona përfshihen nga ky fluks i pandërprerë valës radiofonike. Nëse kemi instrumentin e duhur, një radio të thjeshtë, kemi mundësinë të dëgjojmë çdo herë një frekuencë, kjo sepse të gjithë frekuencat janë të ndryshme mes tyre.

Secili stacion transmeton sinjalin e tij në një frekuencë të ndryshme, me një energji të ndryshme. Po kështu, në universin tonë, ne jemi të sintonizuar në frekuencën që i korrespondon realitetit fizik. Por ka një numër të pafundëm realitetesh paralele që ekzistojnë përreth nesh, “të transmetuar” në një frekuencë të ndryshme nga e jona dhe me të cilët mund të sintonizohemi.

Pra, ndonës e pasigurtë, mund të jetë e mundur që kur ndodh deja vu, ose një tjetër univers ka hyrë në tonin për një fraksion të shkurtër kohe, ose “receptori ynë”, për një arsye që nuk dihet, është sintonizuar në frekuencën e duhur, duke na lejuar t’i hedhim një sy realitetit paralel. Ndoshta përvojat tona të deja vu-së janë një dritare e hapur në një tjetër univers. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button