Analiza

Etika protestante dhe shpirti i Tokës

Në vend të etikës biblike të tokës, kemi preferuar etikën protestante të punës, ku nuk ka më ndalesa. Bujqësia e ka “masakruar” Tokën dhe ka ndryshuar gjendjen dhe funksionet e saj natyrore, duke haruar se nevojitet të ndiqet cikli i Krijimit

Screen Shot 2015-07-19 at 13.24.11

Aldo Grasso

Në një pjesë të mrekullueshme të “Levitikut” (është libri i tretë i Toras hebraike dhe Biblës së krishterë, ku mbizotërojnë këshillat fetare dhe sociale) thuhet: “Zoti i tha edhe një herë Moisiut në malin Sinai: Folu izraelitëve dhe thuaju atyre: Kur të hyni në vendin që unë do t’ju jap, toka duhet të ketë të shtunën e shenjtë dedikuar Zotit. Për gjashtë vjet do të mbjellësh tokën tënde, do të krasisësh vreshtat e tua dhe do të vjelësh frutat; por viti i shtatë do të jetë si e shtuna, një pushim absolut për tokën, një e shtunë në nder të Zotit; nuk do ta mbjellësh tokën tënde dhe nuk do ta krasisësh vreshtin. Nuk do të korrësh atë që do të lindë spontanisht nga fara që ka rënë prej të korrave paraardhëse dhe nuk do të mbjellësh rrushin e vreshtit që nuk e ke krasitur; do të jetë një vit pushimi absolut për tokën.

Ajo që do të prodhojë toka gjatë vitit të pushimit do të shërbejë për të ushqyer ty, skllavin tënd, skllaven tënde, punëtorin tënd, të huajin që ka bujtur; edhe kafshëve të tua do u shërbejë ushqimi që do të prodhojë toka”.

Pra, ligji hebraik, parashikon zbatimin e Shmitahut, çdo shtatë vjet, i cili përkon edhe me vitin hebraik ku ndodhemi, 5775.

Toka duhet respektuar, toka ndjek ciklin e Krijimit: “Atëherë Zoti, në ditën e shtatë, përfundoi punën që kish bërë dhe pushoi çdo lloj pune në ditën e shtatë. Zoti e bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi, sepse atë ditë kishte hequr dorë nga çdo lloj pune që ai kish bërë, duke krijuar”, shkruhet në Gjenezë.

Humbja e biodiversitetit

Eshtë e çuditshme që flitet për pushim të tokës, kur prej vitesh, industrializimi i fshatit ka ndjekur drejtimin e kundërt: atë të shfrytëzimit intensiv. Bujqësia e ka “masakruar” tokën dhe ka ndryshuar gjendjen dhe funksionet e saj natyrore, duke shkaktuar shpesh humbjen e biodiversitetit, ndotjen eujërave, të tokës dhe të ajrit. Rreth mesit të shekullit XX, u pa një zhvillim me përmasa historike dhe revolucionare, i bujqësisë së vjetër, nxitur nga përmirësimet teknikë, nga produktet e reja kimike, një revolucion i heshtur që ka ndryshuar marrëdhënien tonë me tokën. Më kujtohet ende koha kur praktikohej rotacioni i kulturave që mbilleshin. Në vitin e parë, mbjellja e parë i lihej grurit, në të dytën bishtajave dhe sezoni i tretë lihej djerrë (pushimi, pra). Më pas, duke nisur nga viti i dytë bëhej rotacion, me qëllim që të toka të pasurohej në mënyrë të natyrshme dhe të lihej pushim. Në vend të etikës biblike të tokës, kemi preferuar etikën protestante të punës, ku nuk ka më ndalesa.

“Sette” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button